Lajme
Ekspertët zviceranë: Vaksinat anti-Covid, efektive deri në tre vjet
Ekspertët zviceranë të shëndetësisë thonë se vaksina mund të mbrojnë njerëzit deri në tre vjet nga infektimi Covid
Vaksinat Moderna dhe Pfizer/Biontech fillimisht besohej se mbronin nga Covid për gjashtë muaj. Sidoqoftë, ekspertët zviceranë të shëndetësisë së fundmi e kanë rishikuar këtë afat kohor deri në një vit dhe më shumë, transmeton albinfo.ch.
Tani një raport i ri qeveritar thotë se të dy vaksinat mbrojnë të rriturit nga një formë e rëndë e Covid “për tre vjet”, dhe kundër një forme të moderuar të sëmundjes “për 16 muaj”.
Raporti gjithashtu vëren se kohëzgjatja e mbrojtjes së dy vaksinave është më e shkurtër te të moshuarit: 10-14 muaj kundër një forme të moderuar të sëmundjes dhe 15-24 muaj kundër një forme të rëndë. Në të gjitha rastet, kohëzgjatja e mbrojtjes është dy deri në katër herë më e gjatë pas vaksinimit sesa pas kontraktimit të koronavirusit, sipas Task Force.
Ekspertët specifikuan, megjithatë, se kjo kohëzgjatje ka të ngjarë të shkurtohet nëse variante të caktuara bëhen dominuese. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













