Lajme
Ekspertët zviceranë alarmojnë: “Ardhja e valës tjetër të madhe, e padyshimtë”
Patrick Mathys nga BAG këmbëngul se tani është më e rëndësishme se kurrë të binden njerëzit e pavendosur që të vaksinohen
Në Qendrën Mediale Federale në Bernë, është mbajtur sot një konferencë për media lidhur me zhvillimet më të reja të pandemisë së koronavirusit.
Në konferencë, vlerësimet e tyre para gazetarëve i kanë dhënë: Patrick Mathys, Shef i Seksionit të Menaxhimit të Krizave dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, BAG; Manuel Bessler, Zëvendës Drejtor, Delegat i Këshillit Federal për Ndihmën Humanitare; Tanja Stadler, kryetarja e re e Task Forca Federale Shkencore të Koronës, Samia Hurst, Zëvendës kryetare e Task Forcës Federale Shkencore të Koronës; Rudolf Hauri, Mjek Kantonal Zug, njëherësh kryetar i Shoqatës së Mjekëve Kantonalë dhe Milo Puhan, Drejtor i Institutit për Epidemiologji, Biostatistikë dhe Parandalim, Universiteti i Cyrihut.
Koha vendimtare për të rritur vaksinimin
Fatkeqësisht, zhvillimi i situatës pandemike në Zvicër është përkeqësuar përsëri dhe numri i shtrimeve në spital sërish është rritur, është shprehur Patrick Mathys nga BAG. Ai këmbëngul se tani është më e rëndësishme se kurrë të binden njerëzit e pavendosur që të vaksinohen, transmeton albinfo.ch
Tanja Stadler, e emëruiar së fundiu shefe e Task Forcës Shkencore ka folur për pikat më të rëndësishme të fazës së normalizimit. Ajo po ashtu ka shpjeguar se mbingarkesa e sistemit shëndetësor duhet të shmanget me çdo kusht.
Gjatë konferencës për shtyp janë bërë pyetje edhe për vaksinimin e tretë dhe për bllokimet eventuale të mëtejshme.
Masat e tjera të ashpra duhet të shmangen, por ato nuk mund të përjashtohen nëse situata nuk përmirësohet, ka qenë qëndrimi i të gjithë ekspertëve, pjesëmarrës në këtë konferencë. Një kohë për një vaksinim përforcues (të tretë) ende nuk është përcaktuar, por kjo sigurisht që do të jetë një çështje për t`u trajtuar në planin afatmesëm.
Numri i vdekjeve, i vogël por rritet numri i shtrimeve në spital
“Numri i vdekjeve mbetet në një nivel shumë të ulët. Por, shtrimet në spital janë rritur për 45 për qind në krahasim me javën e kaluar. Rreth 70 përqind e shtretërve të kujdesit intensiv janë të zëna”, thotë Mathys. Megjithatë, sipas tij, situata në njësitë e kujdesit intensiv nuk është ende shqetësuese.
“Fatkeqësisht, numri i rasteve të konfirmuara në laborator po rritet përsëri,” thotë Mathys, përcjell albinfo.ch. Që nga dje ka përsëri mbi 3000 raste. Incidenca 14-ditore është rreth 265 raste për 100 banorë. “Pranimet në spitale janë dhjetëfishuar që nga fillimi i korrikut,” shpjegon Mathys. “Fatkeqësisht, zhvillimi nuk po shkon në drejtimin e dëshiruar”.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










