Lajme
Përmbytjet në Evropë tregojnë nevojën urgjente për të vepruar ndaj ndryshimeve klimatike
Ekspertët theksojnë urgjencën e veprimit në mbrojtje të mjedisit dhe klimës globale
Pikërisht në një kohë kur Bashkimi Evropian po prezantonte planet për të shpenzuar miliarda euro për të mbajtur nën kontroll ndryshimet klimatike, re masive u mblodhën mbi Gjermaninë dhe shtetet fqinje, duke sjellë më vete shtrëngata dhe stuhi të pashembullta, që morën jetë njerëzish dhe lanë mbas dëme materiale të konsiderueshme.
Paçka se paralajmërimet kanë qenë të shumta, politikanët dhe parashikuesit e motit mbetën të shtangur nga egërsia e reshjeve që shkaktuan përmbytje të menjëhershme, të cilat i morën jetën më shumë se 150 qytetarëve evropianë gjatë javës që shkoi.
Shkencëtarët e klimës argumentojnë se lidhja mes motit ekstrem dhe ngrohjes globale tashmë është e pagabueshme dhe se nevoja urgjente për të vepruar ndaj ndryshimeve klimatike është e pamohueshme.
Profesori i fizikës oqeanike, Stefan Rahmstorf, duke iu referuar valëve të të nxehtit që kapën shifra rekord në SHBA dhe Kanada, tha se “disa janë aq ekstreme sa praktikisht do të ishin të pamundura nëse s’do të ishte për ngrohjen globale”.
Dhe, shkencëtarët e klimës drejtojnë gishtin drejt dy çështjeve specifike që kanë kontribuar në katastrofën e javës së shkuar.
Së pari, me çdo 1 gradë Celsius rritje në temperaturë, lagështia në ajër mund të rritet me 7%. Kjo tregon gjithashtu se masat ajrore mund ta mbartin ujin për një kohë më të gjatë, gjë që shkakton thatësira, por në momentin që shkarkohet, mund të sjellë edhe reshje masive e të dendura shiu.
Një tjetër faktor thelbësor është tendenca e stuhive për të qëndruar në një vend për një kohë më të gjatë se normalisht, duke shkarkuar sasi gjithnjë e më të mëdha shiu në hapësira gjithnjë e më të vogla toke. Shkencëtarët thonë se rritja e temperaturave është një tjetër faktor kontribuues.
E vërteta është se edhe nëse ne i ulim në mënyrë drastike emetimet e gazrave serë në dekadat e ardhshme, sasia e dioksidit të karbonit dhe gazrave të tjerë që janë akumuluar tashmë në atmosferën tonë, do të bëhen shkak që moti ekstrem të bëhet më i zakonshëm.
Ekspertët paralajmërojnë se këto fenomene do të godasin ato zona që nuk janë të përgatitura në mënyrë veçanërisht të ashpër.
“Ne duhet të ndryshojmë mënyrën si ndërtojmë – godinat, hapësirat e jashtme, qytetet tona – në mënyrë që të jenë më rezistente ndaj ndryshimeve klimatike”, tha Lamia Messari-Becker, profesoreshë e inxhinierisë.
“Ngjarje si këto të sotshmet apo të djeshmet nuk ishin të papritura, por madhësia dhe fuqia e tyre janë ato që po na shtangin gjithnjë e më shumë”, përfundoi shkencëtari i klimës, Ernst Rauch./euronews
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













