Shkurt.ch
Ekspertët paralajmërojnë reduktime të tjera të vendeve të punës në Zvicër
Pas Credit Suisse dhe Rieter, ekspertët paralajmërojnë reduktime të reja të vendeve të punës në Zvicër.
Tani jemi në fazën më të vështirë. Në javët në vijim ka të ngjarë që disa kompani të shpallin reduktimin e vendeve të punës për punëtorët e tyre, thotë Michael Siegenthaler (29), ekspert i tregut të punës në Institutin Ekonomik të ETH Zurich.
Daniel Lampart (47), shefi i Federatës Sindikale të Zvicrës, ka konfirmuar për “SonntagsBlick” se ata janë në dijeni se shumë ndërmarrje të mëdha dhe të njohura së shpejti do të reduktojnë stafin.
Ai pret që deri në fund të vitit edhe 10 mijë vende pune do të shkurtohen në industrinë zvicerane.
Sipas kryetarit të Shoqatës së punëdhënësve, Valentin Vogt (55), frangu i fortë këtë vit ka çuar në shkurtimin deri 20 mijë vende pune.
“Masa të tilla, si ato të marra kohët e fundit nga Credit Suisse, të cilat kanë pak të bëjnë me frangun e fortë, nuk janë prognozuar fare”, thotë Vogt.
Presidenti i „Economiesuisse”, Heinz Karrer (56), thotë se kompanitë do të duhej që pas heqjes së kufizimit të nivelit minimal të euros kundrejt frangut së pari të merreshin me realitetin e ri.
Vetëm atëherë do të mund të zhvilloheshin dhe zbatoheshin plane konkrete.
“Prandaj ne jemi duke përjetuar një vonesë, çfarë do të thotë frangu i fortë: shkurtime të vendeve të punës apo outsourcing nga jashtë vendit”, thotë Karrer.
Sipas Vogt dhe Karrer, gjithnjë e më shumë vende pune „migrojnë” jashtë vendit në sektorin komercial, resurse njerëzore, financa dhe prokurim, apo në shkenca kompjuterike.
Këto vende pune janë zhvendosur në Evropën Lindore.
“Ka disa vende në Evropën Lindore, ku flitet gjermanishtja”, thotë Vogt.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










