Shkurt.ch
Ekspertët: Nuk ka bazë për panik nga ebola në Zvicër
Personeli është i trajnuar mirë për të reaguar dhe është i njohur me situatat e karantinës. Prandaj sa i përket Zvicrës, paniku është i pabazë
Qeveria e Zvicrës do të organizojë një tryezë të rrumbullakët lidhur me epideminë Ebola. Kjo do të shërbejë për transferimin e dijes në mes të spitaleve më të mëdha të Zvicrës. Kështu ka thënë për mediet udhëheqësi i taskforcës së krijuar për luftimin e epidemisë së përmendur, në kuadrin e Zyrës Federale për Shëndetësi (BAG).
Deri më tash për pjesëmarrje në këtë tryezë janë paraqitur mjekë dhe ekspertë nga 12 spitale të mëdha. Fedreata mer me këtë rast një rol ndërmjetësues, për faktin se shëndetësia në Zvicër është e organizuar në nivel kantonesh. Në rast dyshimi për infektim me Ebola, BAG do të koordinojë me spitalet e prekura pranimin e pacientëve.
Sipas imunologut nga Berna Beda M. Stadler spitalet zvicerane janë të përgatitura për qasjen me epideminë e përmendur. Ai thotë se personeli është i trajnuar mirë për të reaguar dhe është i njohur me situatat e karantinës. Për këtë arsye ai ka thënë se, sa i përket Zvicrës, ngritja e panikut është plotësisht e pabazë.
Veç tjerash edhe për faktin se standardi i higjienës në Zvicër, edhe si rezultat i dallimeve kulturore, është shumë më i lartë se në Afrikë. Sipas tij, në Afrikë njerëzit janë ndarë prej të vdekurve nga ebola me përqafime dhe puthje… “Cilido grip është më i rrezikshëm se ebola”.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë











