Autotech
Ekrani që nxit studentët të shkojnë në ligjërata
Profesori i Universitetit në provincën Zhejiang të Kinës është duke përdorur pajisjen e ashtuquajtur “ekrani plumb” me qëllim që t’i bëjë më atraktive ligjëratat e tij.
Një kurs ndërkombëtar për reformat bashkëkohore është i projektuar për 90 studentë, por vetëm në semestrin pranveror pati më shumë se 160 aplikime nga studentët e Universitetit të Zhejiangut.
Studentët i ka bërë për vete “ekrani plumb” që është duke u përdorur me të madhe nga faqet e internetit që bëjnë transmetime të drejtpërdrejta nëpër Kinë. “Ekranet plumba” apo “Danmu” në gjuhën kineze u referohet komenteve dhe mesazheve që shikuesit i dërgojnë në transmetimet direkte.
Shikuesit mund të dërgojnë mesazhe, të cilat publikohet menjëherë në formë horizontale, ngjashëm me plumbin. Në klasën e Ye Lin, profesor i asocuar, “ekrani plumb” përdoret nga studentët që mund të dërgojnë pyetje apo komente në lidhje me temën.
Ye për idenë e tij ishte frymëzuar gjatë një vizite në një universitet të Japonisë. Në klasë, studentët shtypnin butonat për të thënë “po” ose “jo” dhe rezultati shihej në ekran. Pasi u kthye në Kinë, Ye mendoi të prezantonte ekranin në klasën e tij që të ngjallte interesimin e studentëve.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











