Shqipëria
Ekonomia shqiptare po gjallërohet, 65 mijë ndërmarrje prodhuese
Nga rreth 17 mijë ndërmarrje sa ishin më 2013, tani numërohen 65 mijë
Në Shqipëri, gjatë vitit 2020 struktura e ndërmarrjeve aktive e prodhuesve të të mirave shënoi rritje me 2%, duke arritur 39,1% nga 37% që ishin në vitin 2019. Por kjo rritje llogaritet të jetë rritur me gati 3 herë krahasuar me vitin 2013, përcjell albinfo.ch.
Në fund të vitit 2020 numëroheshin mbi 65 mijë ndërmarrje që operonin në prodhimin e të mirave, në bujqësi, industri, ndërtim nga afërsisht 17 mijë që ishin më 2013.
Theksohet se rritja e numrit të kompanive që operojnë në prodhimin e të mirave tregon se ekonomia shqiptare po bëhet më prodhuese, duke u shkëputur nga një model i mbështetur në masën dërrmuese te tregtia dhe konsumi i mallrave të importuara.
Bilanci i jashtëm i ekonomisë ka shenja përmirësimi në dekadën e fundit dhe ngushtimi i kontributit negativ të eksporteve neto në PBB-në e vendit e dëshmon një fakt të tillë.
Në periudhën janar-prill 2021 eksportet u rritën me 35 % me bazë vjetore, duke arritur në 109 miliardë lekë. Edhe në raport me 4-mujorin 2019, eksportet shënuan rritje me 10 %, shkruan atsh.
Rritjen më të madhe të eksporteve përgjatë kësaj periudhe e patën materialet e ndërtimit dhe metale me 12,6 %, mineralet, lëndët djegëse dhe energji elektrike 9,8 % dhe tekstilet dhe këpucët me 6,6 %.
Rritje shënuan edhe eksportet e produkteve bujqësore.
Në Strategjinë e Zhvillimit të Biznesit dhe Investimeve (SZHBI) për periudhën 2021-2027, të publikuar për konsultim nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, parashikohet që eksportet të rriten nga 31.5% e PBB-së që janë aktualisht, në 36 % të PBB-së.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Dy ekstradime të shtetasve kosovarë, në bashkëpunim me autoritetet gjermane Kosova dhe Gjermania bashkëpunojnë për dy ekstradime ndërkombëtare... -
Bernë: Posta Shqiptare synon transformim dixhital dhe zhvillim përmes UPU-së -
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale













