Zhvillim
Ekonomia shqiptare në rritje
Në vitin 2014 rritja në Shqipëri ishte 2.1 për qind, në 2016-ën parashikohet të rritet në 3.4 për qind dhe në vitin 2017 në 3.5 për qind
Banka Botërore në raportin e fundit publikuar dje rreth ecurisë ekonomike në gjashtë vendet e Evropës Juglindore, Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Serbi, Maqedoni, Bosnjë-Hercegovinë, parashikon një rritje për 2.7 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto në Shqipëri, ose 0.3 për qind më pas se parashihet e Tiranës.
Në vitin 2014 rritja në Shqipëri ishte 2.1 për qind, në 2016-ën parashikohet të rritet në 3.4 për qind dhe në vitin 2017 në 3.5 për qind.
“Rritja është nxitur kryesisht nga investimet dhe eksportet neto, ndërsa konsumi privat ka mbetur i ulët, duke reflektuar besimin e ulët të konsumatorëve. Investimet private kanë përfituar nga përmirësimet e klimës së biznesit dhe nga ripagimi i një pjese të madhe të pagesave të prapambetura të qeverisë për sektorin privat”, thuhet në raportin e BB, publikuar nga shekulli.
Lidhur me rreziqet që mund të pengojnë rritjen e ekonomisë shqiptare, Banka Botërore veçon tre: “niveli i lartë i kredive të këqija që kufizon rritjen e kreditimit, çmimet e ulëta të naftës dhe kërkesa e jashtme e kufizuar”.
“Investimet e huaja të drejtpërdrejta janë rritur në mënyrë të ndjeshme gjatë tremujorit të parë të 2015-ës me rreth 53 për qind në bazë vjetore, pas rënies në tremujorin e fundit të 2014-ës. Janë shtuar edhe prurjet neto në llogaritë financiare, pavarësisht uljes së të ardhurave nga eksporti, remitancave dhe prurjeve të investimeve të huaja direkte nga Greqia”, thuhet në raport.
Borxhi publik në vitin 2015 parashikohet të rritet lehtë në 73.2 për qind të PBB-së, nga 72.5 për qind që ishte një vit më parë.
“Përpjekjet e vazhdueshme për konsolidimin e financave publike pritet ta vendosin borxhin në një trajektore zbritëse dhe ta ulin atë deri në nivelin 57.1 për qind të PBB-së deri në vitin 2019”, nënvizohet në raportin e Bankës Botërore. Shqiëria aktualisht ka një shumë të madhe borxhi që tejkalojnë shifrat e 2.7 miliard eurosh.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











