Integrimi
Ekonomia ka interes për potencalin e migrantëve
Boris Zürcher: “Duhet investuar në mënyrë më intensive në aftësimin e migrantëve për ta përmirësuar aftësinë e tyre konkurruese në tregun e punës”
Udhëheqësi i Drejtorisë për Punë në Sekretariatin Shtetëror për Ekonomi (SECO) Boris Zürcher në intervistën e tij për albinfo.ch flet për objektivat, arritjet dhe mangësitë sa i përket shfrytëzimit të potencialit të migrantëve në tregun e punës në Zvicër. Ai, veç tjerash thotë se ejziston interesi i ekonomisë zvicerane për ketë potencial. “Ka shembuj që e dëshmojnë një integrim të suksesshëm të migrantëve në tregun e punës”.
Albinfo.ch: Për shkak të mungesës së kompetencave të kualifikuara profesionale në Zvicër, gjithnjë më tepër flitet për nevojën e thithjes së potencialit të migrantëve si shans për kompensimiin e kësaj mungese. A janë migrantët, sipas mendimit Tuaj, në gjendje që ta bëjnë këtë që pritet prej tyre?
Boris Zürcher: Programi i ashtuquajtur FKI plus, i cili po realizohet në bashkëpunim me kantonet, e tematizon pikërisht këtë aspekt. Në të vërtetë shkalla e punësimit te personat me status të qëndrimit të përkohshëm (F) dhe te refugjatët, për shkaqe të ndryshme, është shumë e ulët. Njëri nga shkaqet ka të bëjë padyshim me faktin se kualifikimet e migrantëve shpeshherë nuk hasin në kërkesa përkatëse në tregun e këtushëm. Është prandaj objektivi ynë që ky potencial të shfrytëzohet më mirë, gjë që po ashtu shpesh nënkupton që duhet investuar në mënyrë edhe më intensive në kualifikimet dhe aftësimin e migrantëve për ta përmirësuar aftësinë e tyre konkurruese në tregun e punës.
Albinfo.ch: A shihni ju se ekonomia e këtushme po tregon interes për t`i krijuar parakushtet e domosdoshme për një gjë të tillë?
Ky interes sigurisht që ekziston. Ka shembuj që e dëshmojnë një integrim të suksesshëm të migrantëve në tregun e punës.
Albinfo.ch: Çfarë është qasja e migrantëve në mundësitë për kualifikim-trajnim dhe në burimin e informatave për të arritur në nivelin që të shfrytëzohen si resurs i rëndësishëm (nga ekonomia e këtushme)?
Kjo është një pyetje që do të duhej t`i shtrohej Sekretariatit Shtetëror për Migracion (SEM). Ndërsa nga pikëpamja e autoriteteve që merren me tregun e punës, gjendja është e atillë që migrantët do të kenë qasje në shfrytëzimin e shërbimeve të këshillimit dhe të ndërmjetësimit në punë te qendrat regjionale për ndërmjetesimin e punës (RAV), vetëm kur ata janë të përgatitur dhe të lejuar për tregun e punës.
Albinfo.ch: Ku e shihni ju rolin e SECO-s në këtë kontekst? A ka ndërmarrë edhe ai ndonjë veprim për të shfrytëzuar më mrë potencialin e migrantëve?
Personat me status qëndrimi të përkoshhëm (F) dhe refugjatët, sapo të jenë të aftë për inkuadrim në tregun e punës, kanë të drejtë për shfrytëzimin e shërbimeve të ndryshme të RAV. Pra është nevoja së pari që ata të jenë të gatshëm për tregun e këtushëm të punës.
Oferta dhe kërkesa në shpërputhje
Shkalla e punësimit te personat me status të qëndrimit të përkohshëm (F) dhe te refugjatët, për shkaqe të ndryshme, është shumë e ulët. Njëri nga shkaqet ka të bëjë padyshim me faktin se kualifikimet e migrantëve shpeshherë nuk hasin në kërkesa përkatëse në tregun e këtushëm.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











