Lajme
Ekonomia e Kosovës pritet të tkurret për 7.2%

Guvernatori i Bankës Qendrore, Fehmi Mehmeti, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Avdullah Hoti, si dhe me ministren e Ekonomisë, Hykmete Bajrami, ka thënë se BQK-ja do t’i mbështesë politikat e Qeverisë dhe se do të punojë me parimin e ekonomisë së lirë.
Sipas tij, sektori bankar në pandemi ka qenë stabil, teksa ka shtuar se ekonomia pritet të shënojë një rënie për 7.2 % shkaku i masave të pandemisë.
“Në fillim të pandemisë është aktivizuar ekipi i vazhdimësisë për të siguruar funksionalitet të plotë në të gjitha bankat. BQK që në fillim të masave kufizuese ka treguar aktivitet të lartë që të ndihmojë agjentët ekonomikë për përballim të kësaj situate. Ne kemi qenë në komunikim të rregullt me institucione ndërkombëtare dhe të gjitha aktivitetet i kemi në koordinim me këto. Banka Qendrore Evropiane ka aprovuar kërkesën e Bankës Qendrore për të vendosur një linjë të financimit në vlerë 100 milionë euro, e vlefshme deri në qershor 2021, e cila mundëson të huazojë likuiditet për institucionet financiare për shkak të mosfunksionimit së tregjeve”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se BQK-ja ka ndihmuar me të gjitha kapacitetet e saj profesionale Qeverinë në përpilimin e një pakoje ekonomike dhe mbetet e përkushtuar që ta ndihmojë ekonominë e vendit.
Ai ka thënë se sektori bankar vazhdon të mbetet stabil, likuid dhe mirë i kapitalizuar.
“Raporti i likuiditetit shënon 37.7 % që është mbi minimum 25 %, kreditë e përformuesit 2.7 % dhe mbulueshmëria e tyre me provizione është 138.2 %. Kreditë në muajin gusht 2020 shënojnë 3.02 miliardë euro, duke shënu trend të rritjes edhe këtij viti me një rritje 7.6 %. Vlera e kredive të reja të lëshuara në periudhën janar-gusht 2020 është 912.5 milionë euro që është rënie prej 5 %. Megjithatë gjatë korrikut dhe gushtit kemi të dhëna premtuese, kreditë e reja shënojnë rritje mbi 320.7 milionë euro, ndërsa vitin e kaluar për periudhën e kaluar ishin 260 milionë euro, pra kishte rritje vjetore 23 %”, ka thënë ai, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet Raportohet një ngjarje e rëndë që ka tronditur qytetin e Katerinit në Greqi, ku një vajzë...
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
-
Mërgimtarët nga Parisi dhe Lioni nga sot mund të udhëtojnë drejt Prishtinës
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz