Jeta në Zvicër
EKM për iniciativën “Ecopop”: Politikë e rrezikshme popullative
"Iniciativa Ecopop" për të cilën do të votohet në fund të nëntorit të këtij viti, synon që përmes kufizimit të migracionit të frenojë shtimin e popullatës në Zvicër
Sipas Komisionit Federal për çështje të Migracionit (EKM) iniciativa “Ecopop” nuk është përgjigje e duhur për sfidat aktuale dhe të ardhshme ekonomike dhe demografike. Sa i përket politikës së brendshme ajo çon drejt konflikteve të interesit, ndërsa nga aspekti i politikës së jashtme, drejt humbjes së besueshmërisë së Zvicrës.
“Iniciativa Ecopop” për të cilën do të votohet nga populli i Zvicrës në fund të nëntorit të këtij viti, synon që përmes kufizimit të migracionit të frenojë shtimin e popullatës në Zvicër. Nga ana tjetër autoriteti zviceran për bashkëpunimin zhvillimor duhet që sipas saj, një pjesë fikse të mjeteve të veta në dispozicion ta dedikojë për planifikimin e familjes. Kjo do të bënte që të ndalohej “mbipopullimi”.
EKM e ka vështruar iniciativën nga perspektiva e migracionit dhe në këtë kuptim ka listuar pesë arsye që flasin kundër kësaj iniciative.
1. Iniciuesit dëshirojnë të ndërmarrin diçka kundër rrezikimit të ambientit. Sipas pikëpamjes së EKM-së problemet e ambientit nuk mund të zgjidhen me politikë migracioni. Ai që e ka seriozisht me politikën e ambientit (ekologjisë) do të dihej të kërkonte ndryshim të kursit në qasje me resurset. Ky ndryshim kursi prek të gjithë popullatën jo vetëm migrantët.
2. Pas votimit të iniciativës kundër migracionit masiv, do të jenë kontingjentet ato që do ta përcaktojnë migracionin në Zvicër. Iniciativa Ecopop synon ta kufizojë këtë migracion në mënyrë të qartë duke vendosur kuotën e rritjes prej vetëm 0.2 për qind në raport me popullatën rezidente të vendit. Në bazë të numrit aktual, i bie që kjo rritje të mos jetë më e madhe se rreth 16 mijë të huaj në vit. Sfidat ekonomike dhe demografike të viteve dhe dekadave të ardhshme nuk do të zgjidhen me këto rata të ngurta të rritjes. Nevojiten zgjidhje fleksibile.
3. Iniciativa e synon kufizimin e popullatës rezidente, dhe me këtë e mundëson shtimin e numri të të huajve me qëndrim të shkurtë në Zvicër. Një zhvillim i tillë, nga pikëpamja e EKM-së duhet hedhur poshtë, pas që do të sillte sërish në rend të ditës statusin e sezonierëve.
4. Një kufizim rigjid i lejeve për të huajt do të përbënte rrezik për harmoninë sociale dhe për integrimin. Nëse një pjesë e madhe e punëtorëve të huaj do të ketë perspektivë afatshkurtër pune, integrimi do të vështirësohet ose do të bëhet i pamundur.
5. Përfundimisht, me këtë iniciativë vihen në pyetje detyrimet ndërkombëtare të Zvicrës. Kufizimi i rritjes do ta rrezikonte edhe të drejtën për jetë me familjen. Veç kësaj anulimi i Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes do të çojë pashmangshëm drejt rrezikimit të marrëveshjeve bilaterale, përfundon komunikata e EKM-së.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












