Integrimi
EKM: Kufizimi i numrit të të huajve, i dëmshëm për Zvicrën
EKM druan se politika e kontingjenteve, e tillë çfarë propozohet nga SVP në iniciativën e saj frenon proceset e integrimit dhe rrezikon harmoninë sociale
Komisioni Federal për Çështje të Migracionit (EKM) përmes një komunikate shpreh qëndrimin e tij negativ kundrejt iniciativës “Kundër imigrimit masiv” të iniciuar nga SVP/UDC.
“EKM i konsideron propozimet e iniciativës jo realiste dhe të drejtuara kundër interesave kombëtare të Zvicrës. Ato shkaktojnë konflikte interesi në fushën e politikës së migracionit dhe përmes një sistemi jo fleksibël e burokratik dëmtojnë ekonominë. Për këto arsye EKM numëron dhjetë pika kundër politikës së re të kontingjenteve, të propozuar nga iniciativa.
Me “Iniciativën kundër imigracionit masiv” SVP dëshiron të kanalizojë imigrimin në Zvicër, duke sjellë në fuqi “shifrat maksimale vjetore dhe kontingjentet” për të gjithë të huajt. Iniciativa do të debatohet nga parlamenti i Zvicrës në sesionin veror. Komisioni për migracion është marrë me pasojat që do tüe prodhonte politika e kontingjenteve. Ai, në qëndrimi e tij numëron dhjetë arsye që flasin kundër.
Kontingjentet globale do të çonin drejt një sistemi rigid e burokratik dhe, siç thotë nënkryetari i EKM-së Etienne Piguet, do të shkaktonin “konflikte të renda interesi”. Numrat maksimalë (të lejuar të të huajve), sipas iniciativës do të vlenin për të gjitha fushat, përfshirë këtu imigrantët e punës, personat nga bashkimi i familjeve, refugjatët dhe punëtorët nga zonat kufitare.
“Por, ekonomia dhe politika e azilit duhet të ndahen në mënyrë të qartë”, sqaron Piguet. “Nuk mund të büehet që interesat ekonomike të vihen në kundërshtim me humanitetin”. Me kontingjentet globale do të rrezikohej edhe e drejta themelore njerëzore për jetë të përbashkët familjare. A duhet që bashkimi familjar (edhe i zviceranëve) të kufizohet në favor të fuqisë së nevojshme profesionale të punës? Ose e kundërta?
Vendosja e kontingjenteve, sipas EKM-së do të sillte në sprovë të rëndë interesat e grupeve të ndryshme: a ka nevoje për shembull gastronomia apo shëndetësia për kontingjente më të larta? Dhe në rast se lejet e lëshuara të huajve për punë nuk i mbulojnë nevojat e një dege, kjo do të çojë patjetër në rritjen e fenomenit të punës në të zezë.
EKM është po ashtu i bindur se një politikë e tillë e kontingjenteve nuk mund t`i zgjidhë problemet e shkaktuara nga rritja e ekonomisë. “Mungesat në fushat si infrastruktura e transportit dhe furnizimi me energji elektrike do të mbeten të paplotësuara edhe pa migracion”, thotë kryetari i EKM-së Walter Leimgruber. “
Masat adekuate duhet të merren në fushat përkatëse, pavarësisht faktit nëse njerëzit vijnë nga jashtë ose jo”. Është e nevojshme një qasje esull dhe adekuate me gjendjen ndaj realiteti, mendon Leimgruber: Migracioni nuk është as një e keqe dhe as një sëmundje por diçka normale”, thotë ai.
Komisioni për Migracion druan se politika e kontingjenteve, e tillë çfarë propozohet nga SVP në iniciativën e saj frenon proceset e integrimit dhe rrezikon harmoninë sociale. Në këtë kuptim, edhe dhënia përparësi e zviceranëve në tregun e punës do të kishte pasoja shkatërruese. Nga njëra anë në këtë mënyrë do të nevojiteshin investime shtesë në shkollimin e imigrantëve të rinj dhe nga ana tjetër do të diskriminoheshin të huajt që tashmë jetojnë në Zvicër. Dhe përfundimisht, do të zhdukeshin shanset e zviceraneve të rinj për të studiuar ose punuar në shtetet evropiane. Kjo për faktin se politika e kontingjenteve, në rast pranimi të iniciativës do të sillte anulimin e Marrëveshjes për Lëvizje të Lirë, gjë që gjithsesi do të kishte pasoja edhe për rreth 500 mijë zviceranët që jetojnë e punojnë në vendet e BE-së dhe të EFTA-s, përfundon EKM.
E-Diaspora
-
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar, i ka publikuar të dhënat më të reja në pikat kufitare.... -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











