Sport
Ekipi i Standardit kërkon 7 milionë euro për Vojvodën
Ekipi belg në të cilin luan talenti kosovar, Mërgim Vojvoda ka kërkuar 7 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e tij tek Lazio që bën gara në Serie A.
Mësohet se për ta lënë të lirë Vojvodën në këtë verë, Standardi po kërkon hiq më pak se shtatë milionë euro dëmshpërblim. Vojvoda pëlqehet shumë nga Lazio, pasi ekipi italian e sheh si zëvendësim ideal për Adam Marushiqin që do të largohet në fund të këtij edicioni.
Ai pritet të largohet nga ekipi belg dhe një gjë të tillë për “Sportin në KTV” javë më parë e pati konfirmuar edhe agjenti i Vojvodës, Ardian Aliaj ku edhe kishte konfirmuar ofertat prej disa ekipeve në Serie A, duke mos ua zbuluar emrat. Vojvoda te Standardi është transferuar verën e shkuar nga Mouscroni për 1.2 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2023, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











