Integrimi
Ballina e albinfo.ch ilustron ngritjen e shqiptarëve në politikën zvicerane
Në Parlamentin e Zvicrës deri më tash mungojnë përfaqësues të komuniteteve të huaja që jetojnë në Zvicër. Në rregull, nga viti 2007 deri në vitin 2011 aty ka qenë afrikani i parë, i cili njëherësh ka qenë edhe ish azilkërkuesi i parë që ka arritur të bëhej parlamentar. Ai ishte Ricardo Lumenga nga SP/PS. Po ashtu partinë SVP prej vitesh e përfaqëson edhe një deputete e lindur dhe rritur në Sllovaki, Yvette Esterman.
Por ata që mungojnë janë të huajt që në fakt janë më së shumti të pranishëm në jetën publike të vendit, ballkanasit. Ose, “efekti Shaqiri” kaq i pranishëm në fushë të futbollit është ai që ende i mungon politikës zvicerane.
Ka shanse që pas zgjedhjeve të 18 tetorit kjo gjendje të ndryshojë, shkruan gazeta Bernerzeitung. Sepse, siç shkruan ajo, partitë, në luftën e tyre elektorale po bëjnë përpjekje të mobizizojnë segmentet zgjedhore deri tash „të vdekura“, transmeton albinfo.ch. Ose pikërisht ata u vijnë strategëve partiakë si të ftuar për t`i plotësuar listat zgjedhore.
Në artikullin që po citojmë është vendosur si ilustrim ballina e revistës albinfo.ch në të cilën figurojnë kandidatët shqiptarozviceranë për zgjedhjet e sivjetme në nivele të ndryshme. Këto përpjekje të shqiptarëve për depërtim në jetën e këtushme politike, në ballinë simbolizohen me godinën e Parlamentit të Zvicrës dhe me portretet e kandidatëve përkatës.
Arbër Bullakaj i SP/PS dhe Kështjella Pepshi e CVP/PDC janë në fokus të shkrimit. Të dy janë shqiptarë të Kosovës dhe të dy garojnë që për partitë e tre të zënë nga një vend në Parlamentin Nacional. Nga fillimi i vitit Bullakaj 29 vjeçar është nënkryetar i partisë në nivel kantoni ndërsa prej dy vitesh këshilltar në komunën e qytetit Wil. Atje jeton prej 20 vitesh, kur së bashku me nënën dhe pjesën tjetër të familjes kishte ardhur nga Kosova për t`iu bashkuar babait i cili punonte në Zvicër që nga vitet `80.
Arbri në Wil punon si kontabilsit i pavarur dhe eksert financiar. Është po ashtu kryetar i shoqatë Fair Will e cila lufton kundër paragjykimeve dhe diskriminimt. Shoqatën e ka themeluar vetë para tri vitesh.
Bullakaj është i hapur në bashkëbisedim. Ai thotë se është i vetëdishëm se shikuar statistikisht shanset e tij janë të vogla. Por rrjedha e deritashme e fushatës së tij e bën optimist: „Edhe zviceranët pa prejardhje të huaj ndjejnë se përfundimisht nevojitet një kthesë në parlament. Gjithnjë thuhet se parlamenti e përfaqëson popullin në demokracinë tonë direkte. Ndërsa migrantët janë shumë të papërfaqësuar. Ai thotë se shkak për këtë mungesë përfaqësimi edhe fakti se një numër votuesish potencialë nuk dijnë se si votohet.
Për të arritur në mënyrë konkrete te kosovarët ai shpërndan në paraqitjet e tij fletëpalosje edhe në gjuhën shqipe.
Ndërsa për Kështjella Pepshin gazeta shkruan se deri tash ka bërë njëfarë buje por jashtë politikës. Qytetarja e Bernës me rrënjë kosovare ka qenë Mis Kosova në vitin 2010 dhe gjysmëfinaliste në Miss Bern po ashtu para pesë vitesh.
CVP shpreson që falë „myslimanes së bukur“ të ketë një glamour effekt. Por, shton gazeta, kur është fjala për CVP-në dhe Bernën gjendja është e pashpresë. Deri tash kjo parti nuk ka mundur të sigurojë më tepër se një deputet në Parlamentin Nacional. Ai ka qenë Notert Hochreutner, i cili madje në zgjedhjet e vitit 2011 nuk arriti të rizgjedhej.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Nga Suedia, Rina Januzi nominohet në “Netët e Klipit Shqiptar 2025” Një storie suksesi nga Suedia ...
-
Dega e LDK-së në Zvicër shënoi 35-vjetorin e saj
-
Gjenevë: Anjeza Maqani diplomon me dy tituj në Universitetin Webster
-
Ekspozita “Gjergji në Art”, nderim artistik për 620-vjetorin e lindjes së Skënderbeut
-
Rrënjët që nuk thahen: Familja Limoni, muze i shpirtit shqiptar
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri