Koronavirusi: çast pas çasti
Efekti i koronavirusit në Kosovë, brenda një dite Trusti humbi 8.5 milionë euro
Pandemia e shkaktuar nga virusi COVID-19, ka krijuar tashmë krizë jashtëzakonisht të rëndë për tregjet financiare globale.

Kriza është duke i prekur edhe paratë e taksapaguesve të Kosovës që po ruhen në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.Efekte e pandemisë kanë reflektuar në tregjet financiare globale.
Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK), i cili ka nën menaxhim kontributet e obligueshme pensionale (dhe vullnetare) të të punësuarve në Kosovë po pëson një rënie të investimeve të parave jashtë Kosovës, shkruan lajmi.net.Me datë 30 mars 2020, Trusti deklaroi se ka nën menaxhim 1,904,429,229 euro. Vetëm një ditë më pas, me datë 1 prill, Trusti ka deklaruar se ka nën menaxhim 1,895,829,608 euro. Pra, brenda një dite, ky institucion pati një humbje të madhe nga kthimi i investimeve në vlerë prej 8, 599, 621 euro.
Trusti e kishte mbyllur vitin 2019 me gjithsej mjete nën menaxhim 1,966,956,583 euro. Për katër muaj, humbje nga investimet kanë qenë 71, 126, 975 euro.FKPK-ja për vitin 2019 ka arritur një perfomancë pozitive nga investimet prej 8.9%, ndërkohë që e ka mbajtur luhatshmërinë e ulët. Kthimi bruto shkoi në rreth +161 milionë euro në total, duke qenë kështu në vlerë nominale më i larti ndonjëherë.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti