Sport
Edon Maxhuni nënshkruan me klubin spanjoll Herbalife
Maxhuni shprehet i lumtur
Klubi spanjoll Herbalife Gran Canaria, pjesë e Ligës Endesa, që është liga superiore në Spanjë, është përforcuar me shërbimet e ish-përfaqësuesit të Finlandës, fundorin 21-vjeçar nga Kosova, Edon Maxhuni.
Maxhuni sapo ka diplomuar nga Universiteti Shtetëror i Long Beach (NCAA) dhe ky do të jetë sezoni i tij i parë në basketbollin profesionit.
Për kalimin e tij në klubin spanjoll nga Las Palmas ka shkruar edhe vetë lojtari. “Jam i lumtur të njoftoj se kam nënshkruar kontratën time të parë profesionale me Gran Canarian e Spanjës. Koha për të punuar”.
Uebfaqja “Eurobasket” shkruan se përkundër moshës së re, Maxhuni ka një karrierë mbresëlënëse. Ai fitoi titullin e kampionit finlandez të Divizionit të parë, Kategoria B më 2015. Maxhuni më 2018 ishte shpallur si më i miri nga Eurobasket.com në grupmoshat U20 në të gjithë Evropën.
Ai ka qenë edhe anëtar i programit ndërkombëtar të Finlandës për disa vjet. Maxhuni luajti për Kombëtaren seniore të Finlandës për dy vjet dhe para kësaj edhe për Kombëtaren U20 mes 2017 dhe 2018.
Ai ka përfaqësuar Finlandën edhe në Lojërat Botërore Universitare në Napoli (Itali) këtë vit, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












