Lajme
Edita Tahiri takohet me diasporën shqiptare në Stamboll
Zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri, në Stamboll ka zhvilluar takime me përfaqësues të diasporës shqiptare në Stamboll.
Në takimin me udhëheqësit e Shoqatës ‘Vëllazëria Shqiptare’, Halil Metin, kryetar dhe Murat Lajqi, anëtar i Kryesisë, zëvendëskryeministrja Tahiri, ka vlerësuar lartë veprimtarinë e gjatë të kësaj shoqate për çështjen kombëtare shqiptare, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës si dhe për kultivimin e marrëdhënieve të mira mes dy popujve, shqiptarëve dhe turqve.
“Gjatë bisedës u evokuan kujtime për angazhimet dhe sukseset e përbashkëta të periudhës së okupimit të Kosovës, për sigurimin e përkrahjes nga Turqia për të drejtën për vetëvendosje të popullit të Kosovës. Në mënyrë të veçantë u theksua rëndësia mbajtjes së lidhjeve me atdheun dhe roli i diasporës si urë lidhëse mes dy shteteve, Kosovës dhe Turqisë”, thuhet në kumtesë.
Në kuadër të bashkëpunimit me Shoqatat që kanë interes për Ballkanin, Tahiri u takua me udhëheqjen e Shoqatës ‘Balkansiad’, shoqatë kjo që bashkon një spektër me të gjerë të diasporës nga Ballkan.
Në darkën e shtruar për nderë të zëvendëskryeministres, Edita Tahiri, kryetari i shoqatës, Adnan Vardarli, shprehu mirëseardhje miqësore dhe gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit me Qeverinë e Republikës së Kosovës për çështjet e interesit të përbashkët.
Në këtë takim ku merrnin pjesë edhe udhëheqja e Shoqatës ‘Vëllazëria Shqiptare’, Tahiri foli për përparimet e shtetit të Kosovës në planin e brendshëm dhe të jashtëm dhe aspiratat për anëtarësim në NATO, BE, OKB dhe mekanizma tjerë ndërkombëtarë.
Ajo vlerësoi marrëdhëniet e mira bilaterale mes Kosovës dhe Turqisë dhe falënderoi shtetin turk për angazhimin lobizues për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Sipas kumtësës, ajo shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për bashkëpunime të ndërsjella për të çuar përpara vizionin për një Ballkan më paqësor dhe më stabil duke theksuar se në rajon është mbyllur kapitulli i konflikteve dhe se Ballkani ka hyrë është në epokën euro-atlantike.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











