Shqipëria
Edi Rama udhëton në Gjermani, pritet nga kancelari Scholz
Kryeministri i Shqipërisë udhëtoi sot drejt Berlinit, ku do të zhvillojë një vizitë dy ditore
Gjatë ditës së nesërme kreu i qeverisë shqiptare do të pritet nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, ndërsa gjatë pasdites pritet të mbahet dhe një konferencë e përbashkët për mediat.
Në këtë takim pritet të diskutohet mbi integrimin e Shqipërisë në BE, qasjen ndaj agresionit rus në Ukrainë dhe mbi zhvillimet rajonale.
Tirana zyrtare është në pritje të caktimit të datës së tryezës së parë ndërqeveritare në kuadër të procesit integrues në Unionin Europian, transmeton A2, përcjell Albinfo.ch.
I bindur në kryerjen e detyrave nga ana e Shqipërisë, Kryeministri Rama në çdo takim me zyrtarë europianë nuk ka harrur t’i kujtojë Brukselit se tashmë është radha e tij të veprojë. Në vizitën e tij në Gjermani kryeministri Rama shoqërohet nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, dhe kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla.
Pas konferencës së përbashkët me Kancelarin Scholz, Rama do të ketë një tjetër konferencë, po kësaj radhe dedikuar mediave shqiptare që po ndjekin nga afër këtë vizitë të Kryeministrit.
E-Diaspora
-
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars Dua Lipa dhe Rita Ora tërheqin vëmendjen me stilin e tyre... -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu
Jeta në Austri
-
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë Britma dhe panik, dëshmitarët tregojnë si ndodhi tragjedia me 4 viktima në Vjenë... -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim












