Shqipëria
Edi Rama për Bild: S’do ketë qendra azilkërkuesish në Shqipëri
Sipas të përditshmes gjermane BILD, kryeministri Rama është shprehur hapur kundra ngritjes së qendrave të azilkerkimit për emigrantët që synojnë BE-në, shkruan albinfo.ch.
“Është një goditje e rëndë për planet e BE për ndërtimin e qendrave të azilit për refugjatët në shtetet e treta! Pas Libisë një ofertë të tillë e refuzon edhe Shqipëria,” shkruan bild, e cila ka intervistuar kryeministrin Edi Rama.
“Kurrë nuk do pranojmë ngritjen e kampeve për refugjatët e BE,” tha Rama, përcjell albinfo.ch. Pasi kjo do thoshte që “personat e dyshuar ti strehojmë diku si mbetje toksike, që nuk i dëshiron askush.”
Gjithsesi Edi Rama ka pranuar të marrë përgjegjësi për të ndihmuar BE-në, por jo edhe që Shqipëria të jetë pikë grumbullimi i refugjatëve, pasi kjo do ishte një “zgjidhje e rrezikshme”. Në lidhje me anëtarësimin në BE, Rama shtoi se kjo nuk ka të bëjë me integrimin. Kurrë nuk do kishte menduar të tregojë një “gjest heroik” për “t’u falenderuar me anëtarësimin në BE”.
Në fund Rama ka lavdëruar kancelaren gjermane Angela Merkel për strehimin dhe sjelljen e saj ndaj refugjatëve në valën e 2015.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












