Kosova
Edhe sot vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Edhe sot, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve, përcjell albinfo.ch.
Sot pritet të vazhdojë dëshminë dëshmitari i prokurorisë, për të cilin nga ana e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) u tha se ka qenë komandat i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për një periudhë të caktuar kohore dhe se ishte edhe anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Dëshmitari i 24-t i ZPS-së, (me kodin 4255), në gjykimin kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, është dëshmitari i mbrojtur. Ai ka dëshmuar dje, me masa mbrojtëse.
Seanca ka kaluar në sesion privat me kërkesë të prokurorit Pace, me arsyetimin që të mbrohet dëshmitari. Ndërkaq, gjatë dëshmisë së tij u bë e ditur se dëshmitari ka korrigjuar deklaratat e dhëna më herët.
Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.
Pretendohet se këto krime u kryen nga anëtarë të UÇK-së kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














