Shkurt.ch
Edhe socialdemokratët pro ashpërsimit të ligjit të azilit
54 për qind e përkrahësve dhe anëtarëve të SP/PS kanë votuar në të mirë të ashpërsimit të ligjit mbi azilin në referendumin e mbajtur në qershor
Në referendumin e mbajtur në qershor për rushikimin gjegjësisht ashpërsimin e Ligjit të Azilit, pro ashpërsimit nuk kanë votuar vetëm ithtarët e partive të djathta. Edhe në mesin e anëtarëve të Partisë Socialdemokrate (SP/PS), të njohur si kundërshtare, një shumicë relative ka votuar për ligjin e rishikuar.
Siç ka konstatuar një analizë e bërë nga Universiteti i Gjenevës dhe Instituti për Studimin e opinionit gfs.bern, 54 për qind e përkrahësve dhe anëtarëve të SP/PS kanë votuar në të mirë të ashpërsimit të ligjit mbi azilin.
Nga ana tjetër, ashtu siç edhe pritej, te përkrahësit e FDP/PLR dhe SVP/UDC kjo përqindje ishte rreth 90%. Ndërkaq votuesit e CVP/PDC kanë qeë në shkallën 80% pro rishikimit të këtij ligji.
Rishikimi i Ligjit mbi Azilin në referedumin e mbajtur në qershor të këtij viti kishte marrë përkrahjen e 78 për qind të zviceranëve që kishin marrë pjesë në referendum. Më shumë se një e treta e përkrahësve kishin përmendur dëshirën për procedura më efikase dhe më të mira të azilit, si arsye për votimin e ligjit.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












