Kosova
Edhe Rrjeti i Grave të Kosovës dënon ashpër dhunën ndaj Vitore Stavilecit
Dhunën nuk e arsyeton asgjë dhe përdorimi i dhunës si shprehje e pakënaqësisë është akt qyqar dhe i ulët

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj Vitore Stavileci, duke theksuar se dhuna është e papranueshme dhe e dënueshme edhe me legjislacionin në fuqi. Dhunën nuk e arsyeton asgjë dhe përdorimi i dhunës si shprehje e pakënaqësisë është akt qyqar dhe i ulët, thuhet në një komunikatë të kësaj shoqate për media.
RrGK thekson se është kundër çdo akti që cenon mirëqenien e gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Kosova duhet të jetë shtet në të cilin dominon liria e shprehjes pa marrë parasysh përkatësitë politike, zgjedhjet e tyre për të ardhmen e tyre dhe fjalët e shprehura, thuhet më tutje në reagim, përcjell albinfo.ch.
Andaj RrGK kërkon nga organet e drejtësisë që të reagojnë sa më shpejtë në hetimin dhe zbardhjen e rastit me hetime të pavarura për gjetjen e fajtorëve, duke mos lejuar krijimin e një ambienti kaotik dhe konspirativ i cili mund të përdoret për poena politike nga ndonjë subjekt politik në Kosovë.
“Një Kosovë e lirë nga dhuna, me të drejtën e lirë të shprehjes si parim bazik dhe me mundësi zgjedhje të lirë për çdo individ, janë parime me të cilat duhet të ndërtojmë shtetin tonë”.
Gruaja e ministrit Blerand Stavileci është sulmuar të hënën në mesditë në Prishtinë. Ajo ka pësuar disa lëndime, derisa është liruar nga spitali.
E-Diaspora
-
Oficeri i FSK-së, diplomon në Akademinë e Mbrojtjes në Kroaci Nënkolonel Shpend Zogaj diplomon në Akademinë e Mbrojtjes në Kroaci ...
-
30 Vjet me Filarmoninë e Vjenës, Shkëlzen Doli: Një udhëtim i jashtëzakonshëm muzikor
-
“Lulëkuqet” nga Berna ftojnë gratë shqiptare t’i bashkohen korit të tyre
-
Bazel
Riola Morina emërohet asistente në Universitetin e Bazelit
-
Zvicër
Kadife Ukaj, shqiptarja nga Kosova në shërbim të policisë zvicerane
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?