Bota
Edhe qentë në Angli kundër Brexitit
Rreth 1 mijë qenë dhe pronarët e tyre kanë marshuar këtë javë rreth parlamentit britanik duke kërkuar fundin e Brexitit nëpërmes një referendumi të dytë lidhur me kushtet e daljes së shtetit nga blloku Evropian.
Organizatorët e fushatës Wooferendum argumentonin se edhe kafshët do të vuanin nëse Britania largohet nga BE-ja nga se do të ketë mungesë të veterinerëve dhe rritje të çmimit të ushqimit për kafshë.
Largimi potencial i pasaportës për kafshë, po ashtu është temë e ndjeshme. “Unë e kam themeluar Wooferendumin para një viti sepse ishte shumë e qartë se shumë njerëz ishin të pakënaqur me Brexitin dhe ishte temë e rëndë për shumë kë.
Është subjekt i zbrazët, përcarës dhe nuk do të ju bëjë të popullarizuar nëse në pub filloni të flisni për Brexitin” deklaroi Daniel Elkan themelues i organizatës.
E në mesin e qeneve që dolën për të protestuar më së shumti kishte bulldog. Por qenë të shumtë të tjerë kishin pllakate që bartnin në protestë në të cilat shkruante i tmerruar nga Brexiti apo unë nuk jam salsiçe që leh.
Ky marsh i qeneve me pronarë ndryshe ishte përkrahje e fushatës Vota e Popullit për Brexit e që angazhohet që britanikët të votojnë për çfarëdo marrëveshje që kryeministrja arrin me Brukselin. Deputetja britanike Stella Creasy dhe ish-këshilltari i ish-kryeministrit Tony Blair, Alastair Campbell po ashtu ishin pjesë e këtij marshi .
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










