Sport
Edhe pas dy dekadave në tenis, Federer i pandalshëm

Roger Federer do të shënojë sezonin e 21-të në karrierën e tij kur do të udhëheqë Zvicrën në ekipe të kombinuara në Hopman Cup që nis të shtunën në Perth të Australisë.
36-vjeçari zviceran vjen pas një viti të shkëlqyeshëm ku e çoi në 19-të numrin e titujve ‘Grand Slam’, falë triumfit në Australian Open dhe Wimbleon.
Federer mbylli vitin si numri dy i botës menjëherë pas Rafael Nadalit, ndërsa e kishte nisur vitin në vendin e 16-të. Sivjet ai fitoi shtatë tituj përfshirë tre Masters, në Indi, Miamia dhe Shanghai.
Ka qenë një vit i shkëlqyeshëm për Federerin, duke u nisur nga fakti që ai luan tenis prej vitit 1998 – vitin kur president i SHBA-së ishte Bill Clinton e filmi “Titanic” fitoi 11 çmime Oscar.
Federer do të jetë bashkë me partneren e tij Belinda Bencic në Hopman Cup, me turneun që mbahet para Australian Open, i cili nis më 15 janar.
“Është krejt kohë tjetër tani”, ka thënë Federer. “Kam pasur një sezon të shkëlqyeshëm. Kam pasur një sezon të mirë gjithashtu vitin e shkuar, por nuk isha i sigurt se çfarë të pres. Tani pritjet janë më të mëdha, por në të njëjtën kohë mundohem t’ia kujtoj vetes ‘mos mendo që është normale dhe reale të synosh për të njëjtat gjëra që i kam arritur sivjet’. Më duhet të provoj dhe të ruaj qetësinë, të jap më të mirën dhe të shohë çfarë po ndodhë – përgatitjen kanë ecur mirë”.
Federer dhe Bencic ishin bashkë për herë të parë në turneun e vitit të shkuar duke humbur në finale. Bencic më pas mungoi pesë muaj për shkak të lëndimit.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor