Lajme
Edhe pas 8 qershorit do të ketë kontrolle në kufijtë e Zvicrës
Ndërkaq situata do të ndryshojë nga 15 qershori, përcjell albinfo.ch. Nga kjo datë nuk do të ketë më kontroll të brendshëm të kufijve
Mario Gattiker, shef i Sekretariatit të Shtetit për Migracionin (SEM), ka folur në konferencën për shtyp që ka filluar në orën 14 në Bernë dhe ende po vazhdon. Ai ka shpjeguar situatën rreth procedurave të hyrjes dhe daljes në kufijtë shtetërorë të Zvicrës, transmeton albinfo.ch.
Nga 8 qershori, të gjitha aplikimet nga qytetarët e BE / EFTA do të fillojnë të përpunohen përsëri. Po ashtu, specialistë nga vendet e treta gjithashtu mund të vijnë sërish në Zvicër, nëse është e nevojshme.
Por, “edhe pas 8 qershorit do të ketë kontrolle në kufijtë kombëtar,” ka tërhequr vërejtjen Gattiker. Jo shumë gjëra do të ndryshojnë në kufijtë e Zvicrës. Kështu, për shembull “shoping turizmi” do të jetë akoma i ndaluar, pas 8 qershorit.
Ndërkaq situata do të ndryshojë nga 15 qershori, përcjell albinfo.ch. Nga kjo datë nuk do të ketë më kontroll të brendshëm të kufijve. Turizmi përmes Gjermanisë, Francës dhe Austrisë gjithashtu do të jetë i mundur përsëri, edhe në vende më të largëta.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











