Kosova
Edhe një vit pa viza, Kosova humbi afatin

Pavarësisht se Komisioni LIBE ka mbështetur rinisjen e negociatave teknike me Këshillin e BE-së për heqjen e vizave për Kosovën, sipas ekspertëve të integrimit, Kosova ka humbur shansin për ta finalizuar procesin e liberalizimit përgjatë këtij viti.
Komisioni i Parlamentit Evropian për Drejtësi, për Punë të Brendshme dhe për Liritë Qytetare (LIBE) ka mbështetur rinisjen e negociatave teknike me Këshillin e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Por, ekspertët e integrimeve thonë se ka pak gjasë të ndryshojnë gjërat për Kosovën. Sipas tyre, ky rekomandim është vetëm përsëritje e veprimit të 30 gushit të vitit 2018, për shkak të legjislaturës së re të PE-së, shkruan Zëri
Deri në fund të vitit 2019 Këshilli i Ministrave të BE-së do të mbajë dhe dy takime dhe në agjendën e asnjërit takim nuk përfshihet çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Ekspertët shpjegojnë që tashmë janë të dakorduara pikat e këtyre dy takimeve dhe se çështja e Kosovës nuk është në agjendë. Sipas tyre, nuk ka gjasë që liberalizimi i premtuar nga Qeveria për vitin 2019 të ndodhë. Siç thonë ata me shumë gjasë ky proces do të shtyhet për vitin 2020, atëherë kur Presidenca e BE-së do t’i kalojë Kroacisë e Gjermanisë.
Në anën tjetër Ministria për Integrime Evropiane me gjithë insistimin e gazetës nuk ka pranuar të flasë për këtë çështje. Ndërkohë nga Komisioni për Integrime Evropiane i legjislaturës së kaluar thonë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe se nuk është më në dorën tonën, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik Ushqime tradicionale, veshje kombëtare, punime artizanale dhe produkte të freskëta vendore u prezantuan në panairin “Me...
-
Pranon se ka kultivuar kanabisin: “Kam menduar se është e ligjshme”, thotë shqiptari
-
Pritjet e qytetarëve për të dalë nga Kosova arrijnë deri në dy orë
-
Luanda Domi shpërblehet me çmimin ndërkombëtar në sigurinë kibernetike
-
Mërgimtarja nga Peja i sjell shoqet zvicerane në dasmë shqiptare në Kosovë
Jeta në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak Hendeku gjinor në pensionet e Austrisë mbetet në 39.7 përqind, duke u kushtuar grave 204 mijë...
-
Planet për të kufizuar çmimet e ushqimeve në Austri përballen me dyshime të mëdha
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës
-
Probleme me pensione invaliditeti në Austri
-
Vjena hoqi 800 biçikleta të vjetra këtë vit