Lajme
Edhe një viktimë në Kosovë nga AH1N1
Enver Mazreku ishte viktima e tretë e këtij gripi gjatë këtij viti. Në Klinikën Infektive janë mbi 40 pacientë të prekur nga kjo sëmundje
Enver Mazreku (40), profesor i kimisë, drejtor i shkollës fillore në fshatin Opterushë dhe anëtar i Kryesisë së Degës në LDK në Rahovec, ka ndërruar jetë mbrëmë në Klinikën Infektive të QKUK në Prishtinë, pasi që ishte i prekur nga virusi AH1N1.
I ndjeri dy javë qëndroi i shtrirë në QKUK dhe përkundër përpjekjeve të mjekëve të Klinikës Infektive, ai vdiq mbrëmë rreth mesnate.
Ceremonia mortore e varrimit të Enver Mazrekut u sot në Opterushë, ku morën pjesë miq e familjarë, përfaqësues të Kuvendit Komunal të Rahovecit dhe të LDK-së.
Ndryshe, ai ishte viktima e tretë e këtij gripi gjatë këtij viti.
Mësohet se në Klinikën Infektive janë të shtrirë mbi 40 pacientë të prekur nga ky grip i rrezikshëm.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









