Futboll
Edhe një shqiptar nga Zvicra i bashkohet Kosovës
Për herë të parë pritet të grumbullohet edhe Arijanet Muriq i Manchester Cityt, i cili gjithashtu ka lindur në Zvicër
Numri i futbollistëve shqiptarë nga Zvicra që po luajnë për Kosovën po rritet nga dita në ditë.
Sipas mediave kosovare, i fundit që pritet t’i bashkohet Kosovës është Mirlind Kryeziu, i cili luan në Zurich, shkruan albinfo.ch.
Trajneri zviceran, Bernard Challandes e ka ftuar qendërmbrojtësin për dy ndeshjet e radhës në muajin nëntor.
Kosova fillimisht do të luajë në udhëtim te Malta më 17 nëntor, ndërsa pas tri dite në stadiumin “Fadil Vokrri” pret Azerbajxhanin, ku do të vendoset për vendin e parë në grup.
Ai është vetëm 21-vjeçar, por shihet me të ardhme të ndritur. Kryeziu ka luajtur për grupmoshat e Zvicrës nga U-16 deri më U-20.
Ai ka lindur në Cyrih, derisa prindërit e tij janë nga Kosova.
Për herë të parë pritet të grumbullohet edhe Arijanet Muriq i Manchester Cityt, i cili gjithashtu ka lindur në Zvicër.
Nga Zvicra janë edhe Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu, Arbenit Xhemajli dhe Idriz Voca.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













