Lajme
Edhe një i arrestuar për sulme ndaj gazetarëve
Policia e Kosovës ka arrestuar mëngjesin e së hënës edhe një të dyshuar për sulm ndaj gazetarëve në Leposaviq.
“Sot, në orët e hershme të mëngjesit është arrestuar i dyshuari i radhës, mashkull serb, U.V., me vendbanim në një fshat të komunës së Leposaviqit, i dyshuar për përfshirje në një rast sulmi ndaj mediave/gazetarëve. Arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer si rezultat i hetimeve intensive dhe i sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj mediave/gazetarëve më datë 16 qershor 2023”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjatë së shtunës është arrestuar edhe një i dyshuar për sulm ndaj gazetarëve.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili thotë se i arrestuari është Dalibor Spasiq, përcjell albinfo.ch.
“Përgëzoj njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës për efikasitetin dhe punën e vazhdueshme me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës së Kosovës. Në vendin tonë demokratik aktet kriminale nuk kalojnë pa pasoja. Këtë duhet ta dinë edhe ata për të cilët nuk ka pasur pasoja ligjore për gjithë këto vite. Republika nuk zmbrapset përballë kriminelëve e milicisë fashiste”, ka shkruar Sveçla.
Nemanja Vllaskovic është arrestuar të premten nga Policia e Kosovës, si i dyshuar për sulm ndaj gazetarëve në Leposaviq.
“Një nga udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët e mediumit Kallxo në Leposaviq më datë 29 maj, sapo është arrestuar. Nemanja Vllaskovic do të ballafaqohet me drejtësi për sulmet e kryera ndaj gazetarëve tanë. Të gjithë sulmuesit dhe kriminelët do të sillen para drejtësisë, kjo nuk ka alternativë”, ka shkruar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Nëntë gazetarë janë lënduar nga sulmet e protestuesve serbë gjatë të premten e 16 qershorit në Leposaviq.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










