Futboll
Edhe një futbollist shqiptar në Bundesliga
Sulmuesi i kombëtares shqiptare U-21, Valdrin Mustafa, është bërë me skuadër të re.
Futbollisti 20-vjeçar është transferuar në Hannover 96, në Bundesligën gjermane, përcjell albinfo.ch.
Sulmuesi, me një postim në Facebook, ka shkruar një tekst falënderues për ish-ekipin e tij të mëparshëm, Kaiserslauten, pjesë e të cilit ishte prej katër vjetësh.
“Pas katër vitesh me fanellën e “djajve të kuq”, vendos të nis një sfidë të re. Këto katër vjet me Kaiserslauten më kanë formuar shumë profesionalisht, por dhe si person. Dua së pari të falënderoj tifozët, trajnerët, dhe të gjithë bashkëpunëtorët.
Ju faleminderit që më keni shoqëruar në këtë rrugë dhe më keni përkrahur plotësisht. Pres me padurim sfidën time të re me Hannover 96, duke shpresuar se do vazhdoni të më mbështesni me të gjitha energjitë”, është shprehur Mustafa.
Në Hannover aktivizohet edhe mesfushori shqiptar Florent Muslija.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












