Kinema
Edhe një çmim nga Nju-Jorku për filmin “Klithma”
Është bërë e ditur se regjisori shqiptar i filmit “Klithma”, Korab Lecaj, është shpërblyer me çmimin special “OUTSTANDING ACHIEVEMENT IN DIRECTING” apo “Arritje të jashtëzakonshme në regji”, në edicionin e 9-të të International Filmmaker Festival of New York”, festival i cili tradicionalisht mbahet nw New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton albinfo.ch.
Duhet theksuar se ky film ka qenë në garë me dhjetëra filma të regjisorëve të huaj, në festivalin e New York-ut.
“Jam shumë i lumtur që filmi ynë është shfaqur për publikun amerikan. Gëzohem që rrëfimi ynë ka garuar me filma të regjisorëve të njohur ndërkombëtarë. Për mua dhe karrieren time si regjisor, çmimi “Arritje të jashtëzakonshme në regji” ka shumë domethënie”, ka deklaruar regjisori Lecaj.
Festivali International Filmmaker Festival of New York është mbajtur nga 28 deri më 31 gusht.
Ndryshe ky është çmimi i pestë për filmin “Klithma”.
Ky film është shpërblyer edhe në festivalet:
-Best Short Film – West Nordic International Film Festival (Norvegji)
– Best Editing – 7th Indian Cine Film Festival (Indi)
– Best Screenplay – Festivali i filmit “Hyjnesha në Fron” (Kosovë)
– Best Cinematography – Asociacioni i Kinematografëve të Bosnjës dhe Hercegovinës. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












