Integrimi
Edhe në Lozanë festohet 6 vjetori i pavarësisë së Kosovës
Me 15 shkurt 2014 duke filluar nga ora 19 SH.K.A „Teuta“ kishte organizuar një mbrëmje për pavarësinë e Kosovës
Shqiptarët, kudo nëpër botë, në secilën pëllëmbë të tokës ku janë shpërngulur, qoftë në lindje apo në perëndim kanë shënuar 17 Shkurtin, ditën e pavarësisë së shtetit të tyre.
Një manifestim i tillë që tuboi shqiptarë dhe zviceranë me rastin e 6 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës u mbajt në Lozanë.
Kjo festë e organizuar nga Shoqëria Kulturore Artistike “Teuta” u mbajt në Maison du quartier ( shtëpi e lagjes) në Chailly, ku përveç artistëve në skenë, publikut, ushqimit tradicional të përgatitur nga gratë e kësaj shoqërie, nuk mungojë as prezenca e miqve zviceranë, ku ndër të tjera përgjegjësi i këtij objekti Gerald Moquet mori dhe fjalën duke theksuar që prezenca e shqiptarëve dhe vet ajo e shoqërisë kulturore artistike “Teuta” i jep ngjyrë dhe jetë këtij objekti. Ky manifestim është mbështetur nga bashkatdhetari ynë Enver Bajrami, pronar i restorantit Brasserie- në Chailly, me ç’rast shoqëria kulturore artistike “Teuta” ka dhurua një mirënjohje.
Programi ka filluar nën tingujt e himnit kombëtar dhe atij shtetëror, me një minutë heshtje për nderim të martirëve të kombit tonë, për të vazhduar me këngë dhe valle.
Këtë shoqëri çka e bënë më të veçantë nga shoqëritë tjera, përveç cilësisë, talentit për muzikë dhe organizimit, është edhe bashkëpunimi me shoqëritë e tjera, ku këta të fundit kësaj here prezantimin e programit të tyre i’a kishin besuar artistes dhe prezantueses, Saranda Gërvalla Ademi, e cila ka theksuar se ndjehet e lumtur që ishte pjesë e asaj mbrëmje dhe pjesë e asaj skene artistike.
Kryetari Florim Krasniqi ne emër të Shoqërisë Kulturore Artistike “Teuta” ia ka uruar të gjithë shqiptarët që të gëzojnë në paqe e lumturi pavarësinë e Republikës së Kosovës.
S.Ademi
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












