Maqedonia
Edhe mjekët nga Maqedonia drejt perëndimit
Arsyeja kryesore janë rrogat më të mëdha, kushtet më të mira për punë dhe jetë, si dhe avancim në profesion
Mjekët nga Kosova, Shqipëria, por edhe Maqedonia e Ballkani, po largohet drejt vendeve perëndimore evropiane për të punuar e jetuar.
Nga viti në vit po rritet numri i punëtorëve shëndetësorë të cilët e lëshojnë Maqedoninë dhe largohen për punë jashtë shtetit, transmeton “Zhurnal”.
Arsyeja kryesore janë rrogat më të mëdha, kushtet më të mira për punë dhe jetë, si dhe avancim në profesion, përcjell albinfo.ch.
Ky trend në shikim të parë shihet se është pozitiv, sepse vendet ekonomike të zhvilluara në Evropën Perëndimore ju ofrojnë kushte më të mira për kualifikimin e kuadrove shëndetësorë, por në anën tjetër sistemi shëndetësor më shumë po ballafaqohet me mungesë serioze të specialistëve.
Sipas të dhënave nga Oda e Mjekëve të Maqedonisë, vitin e kaluar 170 mjekë specialistë kanë marr vërtetim për punë jashtë shtetit, kurse në tre vitet e fundit janë larguar 513.
Nga viti 2013, deri tani, 810 mjekë specialistë kanë marr vërtetimin për punë jashtë shtetit. Në nivel vjetor, ky numër rritet në 140 deri 172 mjekë specialistë.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











