Integrimi
Edhe Steinmeier i SPD-së për dëbim më të shpejtë të azilkërkuesve ballkanikë
Edhe, SPD-ja e majtë ka ngritur zërin kundër fluksit të madh të refugjatëve nga Ballkani Perëndimor në Gjermani
Pas CDU-së së djathtë, edhe parteri i saj në koalicion, SPD-ja e majtë ka ngritur zërin kundër fluksit të madh të refugjatëve nga Ballkani Perëndimor në Gjermani.
Kështu, së fundi ka qenë ministri gjerman i punëve të jashtme, Frank-Walter Steinmeier nga SPD ai ka kërkuar dëbim sa më të shpejtë të azilkërkuesve me vendim negativ nga Ballkani Perëndimor . “Kjo kategori nuk ka asnjë shans që t`u njihet azili”; ka deklaruar ministri për gazetën “Bild am Sonntag”, deklaratë kjo që po transmetohet nga të gjitha mediet gjermane të së dielës.
“Në këto raste vendimet duhet të merren shumë më shpejt he, pas marrjes së vendimeve, duhet të pasojnë edhe dëbimet”, ka theksuar politikani i lartë i SPD-së, përcjell albinfo.ch.
Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova po kërkojnë afrim me Bashkimin Evropian. Nga kjo nxjerrim përfundimin se ato nuk mund të trajtohen si shtete që ndjekin qytetarët e tyre”.
Steinmeier ka thënë më tutje se njohja e vendeve te përmendura si vende të sigurta të prejardhjes do të sillte zbutje të krizës së refugjatëve.
Ai ka apeluar edhe për një ndarje më të drejtë të refugjatëve në BE. Veç kësaj, duhet bërë më shumë në joshjen e njerëzve që të mbeten në vendet e tyre. “Evropa duhet të bëjë më shumë dhe jo vetëm nga pikëpamja ekonomike në shtetet kryesore të prejardhjes së refugjatëve” ka thënë Steinmeier, transmeton albinfo.ch.
Shtimi i madh i numri të refugjatëve ë Gjermani është bërë temë që preokupon shumë politikën dhe opinionin gjerman. Në veçanti fakti se afër 40% të këtyre refugjatëve vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor (kryesisht Shqipëria dhe Kosova) e bën edhe më të madh shqetësimin dhe refuzimin e shoqërisë gjermane ndaj kësaj dukurie.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












