Maqedonia
Edhe Maqedonia heq maskat nga ambientet e hapura
Po ashtu, sipas vendimit, lejohet organizimi i dasmave, ahengjeve në ambiente të hapura, tarraca e oborre deri në maksimum 100 persona, dhe jo më shumë se 50 për qind e kapacitetit të hapësirës si dhe nga 6 persona në tavolinë
Nesër në Maqedoninë Veriore hyjnë në fuqi vendimet për zbutjen e masave antiCOVID, përkatësisht heqja e maskave në ambientet e hapura, grupimi i njerëzve, lejimi i dasmave e të tjera, ndërsa ora policore do të mbetet në fuqi edhe për dy javë.
Shtabi Qendror i Krizës sot ka pranuar rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive e të njëjtat i propozon për miratim në seancë e nesërme të Qeverisë.
“Nga 1 qershori lejohet heqja e maskës në hapësirat publike, me rekomandim që maska të mbahet nëse numri i personave është më i lartë se 6 persona. Mbetet në fuqi masa që maska të mbahet në transportin publik, taksi dhe në të gjitha hapësirat e mbyllura, si shtëpitë e mallrave, dyqanet e qendra të mbyllura,” ka bërë të ditur Shtabi Qendror i Krizës.
Në mbledhjen e Shtabit të Krizës duke marrë parasysh uljen drastike të shifrave dhe të rasteve aktive, lejohet publiku edhe në ngjarjet sportive të cilat mbahen në ambiente të hapura deri në 30 për qind, nga kapaciteti i përgjithshëm i vizitorëve, me respektim të distancës mes vizitorëve nga 1.5 deri në 2 metra.
“Lejohet organizimi i dasmave, ahengjeve në ambiente të hapura, tarraca e oborre deri në maksimum 100 persona, dhe jo më shumë se 50 për qind e kapacitetit të hapësirës si dhe nga 6 persona në tavolinë. Do të lejohet muzika gjatë organizimit të dasmave, në pajtim me protokollin adekuat, por jo edhe vallëzimi,” thekson Shtabi Qendror i Krizës, transmeton EO, përcjell Albinfo.ch.
Sanksionimet do të jenë aktive derisa të hyjë në fuqi vendimi i Qeverisë dhe qytetarëve u bëhet thirrje që të kenë kujdes për secilën masë antiCOVID, pasi që toleranca ndaj tyre do të jetë zero.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 218 kundërvajtje për mos mbajtje të maskës. Ndërkaq, 27 persona janë gjobitur pasi që e kanë shkelur ndalesën e lëvizjes së lirë gjatë orës policore mbrëmë.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











