Kosova
Edhe Kosova pati dëme nga tërmeti
Lëkundjet e tokës mëngjesin e hershëm të së martës u dëgjuan edhe në Kosovë. Ani pse epiqendra e tërmetit me magnitudë 6.3 ballë ishte afër Durrësit, kosovarët po ashtu ndjenë dridhjet e tokës rreth orës 4 të mëngjesit.
Qytetarët kishin dalë jashtë banesave të tyre nga frika e ndonjë lëkundje tjetër.
Nuk u raportua për lëndime, por nuk munguan dëmet materiale të shkaktuara nga lëkundjet e tokës.
Kjo është gjendja në njërin nga marketet që ndodhet në hyrje të fshatit Vragoli të Fushë Kosovës.
Disa orë pas lëkundjeve, në këtë hapësirë po vazhdon puna për sistemimin e dyqanit. Shumica e dëmit të shkaktuar është në pijet, të cilat si pasojë e tërmetit janë rrëzuar në tokë. Punëtorët këtu edhe po e bëjnë vlerësimin e dëmit.
E jo vetëm këtu, në Fushë-Kosovë po ashtu u dëgjua tërmeti. Banorët këtu përshkruajnë momentet kur lëkundjet mjaft të fuqishme të tokës ndodhën edhe në banesat e tyre. Ata pohojnë se janë shqetësuar nga dridhjet.
Disa nga banorët këtu madje kanë dalë nga banesat dhe kanë qëndruar në oborr të ndërtesave për shkak të sigurisë.
Për dëme material është raportuar edhe në një rast në Komoran të Drenasit. Aty shihet një pjesë e betonuar e shkallëve, e cila është çarë si pasojë e dridhjeve të tokës.
Po ashtu çarje të mureve të ndërtesave është raportuar edhe në një rast në Komunën e Klinës.
Ndryshe nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës kanë konfirmuar se ka asnjë person të lënduar që ka kërkuar ndihmë në këtë Qendër si pasojë e tërmetit, transmeton GE, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











