Kosova

Edhe këtë javë moti i qëndrueshëm, mbi vlerat mesatare

Java e fundit e këtij viti do të shoqërohet me mot relativisht të butë me temperatura të cilat fillimisht do të jenë mbi vlerat e mesatareve deri në 11 gradë Celsius

Edhe java e fundit e këtij viti do të përcjellët me temperatura të bura që shkojnë deri në 11 gradë celsius, duke përmbyllur kështu një vit relativisht të butë. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat të larta që konsiderohen mbi vlerat mesatare të kësaj stine.

“Nga mesi i javës do të ketë vranësira të theksuara të cilat do të shoqërohen me reshje shiu e në fundjavë do të ketë kushte për reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 5 deri 11 gradë celsius”, thuhet në njoftimin e IMHK-së.

Sipas të njëjtit njoftim, do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi maksimale deri 15m/s, ndërsa gjatë vikendit do të  ketë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 7m/s.