Bota
Edhe Holanda teston dhënien e pagave pa punuar
250 personat e papunë që do të testohen do t`i marrin nga 960 euro në muaj ndërsa nëse duan të punojnë vullnetarisht, do të marrin edhe nga 150 euro më tepër
Siç është shkruar tashmë gjerësisht, nga janari i vitit që filklon nesër, në Finlandë 2000 persona të zgjedhur rastësisht për dy vjet do të marrin paga bazike pa u kushtëzuar me punë. Një projekt i ngjashëm ishte propozuar vitin që po shkon edhe në Zvicër, por qe hedhur poshtë me shumicë dërmuese votash.
Ndërkaq, ky aksion duket se po «infekton» edhe vende të tjera.
Kështu, në Holandë do të bëhet një testim i ngjashëm, me ç`rast të ardhura bazë pa punuar në një fazë testuese do të marrin 250 veta, njerëz të parqitur në entin për të papunët., shkuan z.tt. Ata do t`i marrin nga 960 euro në muaj ndërsa nëse duan të punojnë vullnetarisht, do të marrin edhe nga 150 euro më tepër, transmeton albinfo.ch. Por, pasi që këta 250 veta janë të ndarë në dy grupe, pjesëtarëve të njërit grup do t`u jepen fillimisht nga 150 euro dhe nëse ata nuk duan të punojnë vullnetarisht, këto 150 euro duhet t`i kthejnë në fund të muajit.
Me këtë projekt, Holanda shpreson se do t`i stimulojë të papunët që të nisin edhe ndonjë punë dytësore. Duke qenë se këto të ardhura nuk do t`I nënshtrohen tatimit, ata nuk do të kenë kurrfarë disavantazhi. Veç kësaj do të evitohet edhe burokracia, në krahasim me ata që kalojnë në procedurën e papunësisë, përcjell albinfo.ch. Sepse këta të fundit kanë për detyrë që vazhdimisht të plotësojnë formularë ku dëshmojnë se kanë kërkuar punë.
Projektin e udhëheqin autoritetet shtetërore dhe paratë që ndahen janë të taksapaguesve.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












