Kosova
Edhe gjashtë minatorëve të “Trepçës” u keqësohet gjendja gjatë grevës
Gjatë ditës së sotme gjashtë minatorë të “Trepçës” janë dërguar në Emergjencë për shkak të gjendjes shëndetësore të rënduar, në ditën e gjashtë të grevës.
Mjeku Ridvan Ramaxhiku ka njoftuar se vetëm gjatë ditës së sotme 18 minatorë kanë pranuar tretman, dy prej të cilëve janë dërguar në Emergjencë, ndërsa të tjerët për kokëdhimbje.
Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme 21 minatorë kanë marrë trajtim mjekësor për shkak të keqësimit të gjendjes shëndetësore.
Në anën tjetër, Punëtorët e Bashkuar të Minierave të Amerikës i kanë shkruar letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për grevën e minatorëve të Trepçës, përmes së cilës kërkuan zgjidhje sa më të shpejtë, përcjell albinfo.ch.
“Për 133 vitet e fundit ne kemi mbrojtur të drejtat e minatorëve në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada dhe kemi qëndruar gjithmonë në solidaritet me vëllezërit dhe sindikatat simotrat tona anembanë globit. Me krenari përkrahim 710 vëllezërit dhe motrat tona kosovare të Minatorëve të Sindikatës së Pavarur të TREPÇËS, të cilët janë në grevë urie në TREPÇË KOSOVË që nga 24 tetori 2023”, thuhet në letër.
E-Diaspora
-
Francë
Francë: Shqiptari dënohet me burg të përjetshëm për vrasjen e partneres para syve të fëmijës Vrasja e 22-vjeçares në Francë, shqiptari dënohet me burg të përjetshëm... -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 20-vjeçar shqiptar -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Luana Bajrami drejt “Oscar”-it, filmi i saj nominohet në kategorinë e filmit të shkurtër -
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor
Jeta në Austri
-
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç Vjena planifikon një projekt pilot për strehim të mbyllur të shkelësve të përsëritur të të miturve... -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026










