Kosova
Edhe cilat kritere duhet përmbushur për viza
Kosova është vendi i vetëm në rajon, qytetarët e së cilës i nënshtrohet regjimit të vizave në zonën Shengen
Institucionet e Kosovës duhet t’u japin dëshmi vendeve të Bashkimit Evropian se është shënuar përparim në fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit, në mënyrë që Kosova të marrë liberalizimin e vizave, thonë njohësit e integrimeve evropiane.
Vendet si Gjermania, Franca, Holanda dhe disa shtete të tjera të Bashkimit Evropian, sipas analistëve, po hezitojnë t’i hapin dyert e tyre për shtetasit e Kosovës përmes liberalizimit të vizave, për faktin se në Kosovë nuk është shënuar progres i duhur në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Taulant Kryeziu nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK) duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se institucionet e vendit duhet të punojnë në fuqizimin e rendit dhe ligjit nëse dëshirojnë që Kosova të ketë liberalizimin e vizave.
“Çka duhet të bëjnë institucionet e Kosovës? Institucionet duhet të kuptojnë që sundimi i ligjit është kryefjala. Këtë e kanë thënë të gjithë përfaqësuesit e vendeve të BE-së. Vendimmarrja për liberalizim të vizave për Kosovën nga vendet e BE-së lidhet me luftën kundër krimit dhe korrupsionit të profileve të larta. Institucionet tona duhet të tregojnë se sistemi i drejtësisë ka kredibilitet dhe integritet të gjykojë rastet e korrupsionit të personave që janë pjesë e profilit të lartë politik”, thotë Kryeziu, përcjell albinfo.ch.
Procesi i liberalizimit të vizave ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian ka filluar në vitin 2012. Bashkimi Evropian i kishte vënë Kosovës si detyrë të plotësojë 95 kritere për të marrë rekomandimin pozitiv për liberalizim të vizave nga Komisioni Evropian.
Një rekomandim të tillë, Komisioni Evropian e ka bërë në korrik të vitit 2018, ndërkaq në shtator të po atij viti, Parlamenti Evropian kishte votuar në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën.
Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, Këshilli i Ministrave nuk e vendosi fare në agjendën e takimit të tyre çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Ministrja e Integrimit Evropian në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha, në vazhdimësi ka theksuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret nga udhërrëfyesi për liberalizim e vizave.
Ditë më parë ajo ka theksuar se çështja e liberalizimit të vizave mbetet në Këshillin e Ministrave, ku ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare të BE-së i japin vlerësimet e tyre.
Edhe analisti i integrimeve evropiane, Taulant Kryeziu, thotë se sa i përket anës teknike të vlerësimit, Komisioni Evropian ka përfunduar punën e saj në korrik kur i ka rekomanduar të dy trupave legjislativ Këshillit dhe Parlamentit Evropian.
Sipas tij, Komisioni Evropian ka ardhur në përfundim që janë përmbushur kriteret, por siç thekson Kryeziu, këtë mendim të njëjtë nuk e ndajnë disa nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian si Franca, Gjermania, Holanda.
Ndryshe, komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, pati përmendur vitin 2020, si kohën më optimale kur Kosova do të mund sërish të pres një vendim eventual pozitiv për liberalizimin e vizave.
Kosova është vendi i vetëm në rajon, qytetarët e së cilës i nënshtrohet regjimit të vizave në zonën Shengen.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











