Kosova
Edhe autostradat e Kosovës, me pagesë
Edhe ekspertë për çështje të komunikacionit thonë se autostradat e vendit duhet të bëhen me pagesë, por jo në nivelin e taksës së Shqipërisë
Pas vendosjes se taksës për qarkullim në Rrugën e Kombit nga Qeveria e Shqipërisë, edhe Qeveria e Kosovës po përgatitet që qarkullimi në autostradat e vendit të bëhet me pagesë.
Bëhet fjalë për autostradën “Ibrahim Rugova” që lidh Kosovën më Shqipërinë, ndërtimi i së cilës ka përfunduar në vitin 2013 dhe autostradën “Arbën Xhaferi”, që lidh Prishtinën me Shkupin dhe pritet të përfundojë në fund të këtij viti, raporton “Radio Evropa e Lirë”.
Rexhep Kadriu, zëvendësministër i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se nga viti ardhshëm do të fillojë studimi i fizibilitetit për këtë çështje. Por, Kadriu premton se taksa rrugore do të jetë e përballueshme për qytetarët e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Tirana zyrtare që nga e hëna ka vendosur taksën rrugore për të gjithë ata që udhëtojnë në Rrugën e Kombit në pjesën e Shqipërisë, nga 5 deri në 22.5 euro, varësisht nga pesha e automjetit.
Çmimi për këtë taksë po kundërshtohet nga qytetarët dhe bizneset e Kosovës, pasi llogaritet se janë shfrytëzuesit më të shpeshtë të autostradës. Kurse zyrtarë të Ministrisë se Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës kanë thënë se nuk kanë arritur të bisedojmë me zyrtarë të Qeverisë se Shqipërisë për këtë çështje.
Megjithatë, Rexhep Kadriu thotë se edhe pas marrjes se vendimit për vendosjen e taksës rrugore, jo të gjithë qytetarët e Kosovës janë të obliguar të shfrytëzojnë autostradat me pagesë, pasi për të dy autostradat ekzistojnë rrugë alternative.
Edhe ekspertë për çështje të komunikacionit thonë se autostradat e vendit duhet të bëhen me pagesë, por jo në nivelin e taksës së Shqipërisë.
Nol Dedaj, profesor i Komunikacionit në Kolegjin UBT, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë thotë se vënia e taksave për shfrytëzimin e autostradave, duhet të bëhet për arsye të menaxhimit dhe mirëmbajtjes nga sektori privat, por që sipas tij, taksa duhet të jetë e përballueshme.
Dy autostradat e Kosovës të ndërtuara me buxhetin e vendit kapin një shifër prej mbi një miliard e gjysmë euro pa asnjë ndihmë nga jashtë.
Autostrada Durrës – Kukës – Morinë, që lidh Kosovën më Shqipërinë e quajtur “Ibrahim Rugova”, zyrtarisht thuhet se ka kushtuar mbi 700 milionë euro.
Në fund të këtij viti pritet të përfundojë edhe autostrada Prishtinë – Shkup e quajtur “Arbën Xhaferi” me gjatësi prej rreth 60 kilometrash, e që buxhetit të Kosovës do t’i kushtojë 600 milionë euro.
Të dy autostradat janë ndërtuar nga konsorciumi turko-amerikan, Bechtel-Enka.
E-Diaspora
-
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains Angazhimi i shqiptarëve në jetën publike të Zvicrës po vazhdon të forcohet edhe në nivel lokal.... -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Slloveni
Ganimet Shala, e vetmja shqiptare që kandidon për deputete në Slloveni -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri












