Sport
Edhe Adrian Nikçi në Gjermani
Nikçi ka arritur pajtim për një transfer me klubin e bundesligës gjermane, Hanover 96
Pas Shaqirit, Xhakës e Mehmedit, edhe një futbollist i talentuar shqiptar i kthen shpinën superligës zvicerane. Është ky 22 vjeçari Adrian Nikçi, i FC Cyrihut, i cili, sipas disa portaleve në gjuhën gjermane do të provojë fatin në bundesligën gjermane.
Burimet e përmendura shkruajnë se Nikçi ka arritur pajtim për një transfer me Hanover 96, skuadër ku luan edhe futbollisti zviceran Mario Eggimann.
Duke qenë se kontrata e Adrian Nikçit me Cyrihun vlen deri në vitin 2013, klubi i Hanoverit do të duhet t`ia paguajë kloubit zviceran shumën e barazimit.Nikçi ka luajtur deri më tash për FC Cyrihun 143 neshje dhe ka shënuar gjithsj 25 gola. Në kampionatin që sapo ka përfunduar të superligës, Nikçi ka luajtur në 25 ndehsje, në 22 prej të cilave është zëvendësuar ose ka zëvendësuar dikë.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










