Bota
Edhe 2 lëkundje në Greqi, paralajmërohet cunami
Një tërmet i fortë me madhësi 6 ballë të shkallës Rihter goditi sot rreth orës 15:50 në kohën lokale në jug të Kretës, në Greqi, konkretisht 97 kilometra në jug të Lerapetras.
Ndërkohë, mediat greke bëjnë me dije se 10 minuta pas lëkundjes së parë, vendi është goditur edhe nga dy paslëkundje të tjera.
E para ishte 4.4 në shkallën Richter dhe ndodhi 102 km në juglindje të Lerapetras me një thellësi prej 10 km, ndërsa lëkundja tjetër ishte me një intensitet prej 4.8 në shkallën Richter, 122 km në jug të Arvi dhe thellësi 10 km.
Dridhjet e tokës u ndien edhe në Athinë, e madje edhe në brigjet e Izraelit, ndërsa autoritetet kanë lëshuar paralajmërim për cunami.
Shkalla e dëmtimit nuk është ende e qartë, por zonat më të prekura nga tërmeti janë ato të bregdetit jugor të Kretës.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











