E-Diaspora
Eda Zari është “zëri i popullit të saj” që flet me gjuhën e xhazit
"Xhazi është qilimi që i mbulon të gjitha”, vërteton Eda Zari dhe në të unë i end perlat dhe stolisjet nga universi im muzikal”
Në vitin 1989 ajo kishte ardhur në Gjermani si një e re 19 vjeçe. Kishte ikur nga regjimi komunist shqiptar, i cili ia kishte vrarë vëllain dhe pastaj e kishte arrestuar gjithë familjen. Kështu shkruan kulturradio.de në prezantimin e këngëtares shqiptare.
Në Këln, Eda pati mundësinë të vazhdonte shkollimin për këngëtare të operës. Por, ajo nuk ka qenë asnjëherë sa duhet e disiplinuar për soprano, thotë vetë këngëtarja, transmeton albinfo.ch. Asaj i pëlqente të improvizojë spontanisht dhe të interpretojë, pra të bëjë xhaz. “Ai është qilimi që i mbulon të gjitha”, vërteton Eda Zari dhe në të unë i end perlat dhe stolisjet nga universi im muzikal”.
Rrënjët e saj muzikore gërshetohen në kompozimet e saj. Në muzikën e saj strukturat muzikore të Shqipërisë rrjedhin më pak si trajta kërkimi të atdheut dhe identitetit e më shumë si elemente pasuruese të kompozimeve në fjalë.
Në albumin e saj “Entropy”, Eda Zari i përkushtohet muzikës sakrale të kishës bizantine ortodokse, e cila bart në vete trashëgiminë greke, hebrenje e siriane dhe, sipas legjendave, vjen nga engjëjt.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











