Shkurt.ch

Ecopop, iniciativë e rrezikshme për emigrantët

Ministri zviceran i Mbrojtjes, Ulrich Maurer, ka paralajmëruar se iniciativa për kufizimin e migracionit, për të cilën do të votohet me referendum, do të jetë mjaft e rrezikshme.

Ecopop parasheh që ta kufizojë migracionin në 0.2 për qind në vit, që i bie rreth 17 mijë veta (tash është mbi 80 mijë). Ndërsa 10 për qind e ndihmave që u jep Zvicra vendeve të tjera për zhvillim duhet të orientohen për planifikimin vullnetar të familjes në vendet e përmendura.

„Iniciativa është shumë jofleksibile. Kompanitë kanë probleme të gjejnë numër të mjaftueshëm të punëtorëve dhe përkrahja e një iniciative të tillë do të dërgonte një sinjal të keq për ekonominë“, ka thënë Maurer.
Referendumi do të mbahet më 30 nëntor, ndërsa muaj më parë Zvicra kishte mbështetur planet për kuota të emigrantëve nga të gjitha vendet, edhe pse detajet ende nuk janë finalizuar, transmeton AP.