Maqedonia
ECO GUERILLA: TETOVA NUK I NGJAN NJË QYTETI EUROPIAN
Tetova as për së afërmi nuk i ngjan një qyteti europian, ndërsa në vend të Evropës, Komuna e Tetovës fëmijëve të qytetit ua solli helmin dhe pluhurin. Me këto fjalë drejtuesi i Lëvizjes Eco Guerilla, Arianit Xhaferi, për “SHENJA TV” ka akuzuar kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, për vazhdimin e avazit të vjetër duke mos dhënë llogari dhe duke mos mbajtur premtimet e dhëna gjatë fushatës parazgjedhore. Më skandalozja, sipas Xhaferit, është mungesa e llogaridhënies për shpenzimin e mjeteve buxhetore, përcjell albinfo.ch.
“Sot, në Ditën e Evropës, është turp të fshehësh informacionet se si harxhohen paratë e qytetarëve nga Komuna dhe Ndërmarrjet Publike. Edhe pse mori përsipër se do jetë transparente dhe do të publikojë Raportin financiar për vitin e kaluar dhe për 10 vitet e kaluara, kjo kryetare vazhdon me avazin e vjetër me dy faqe bilanc përfundimtar u hedh pluhur syve të qytetarëve. Me këtë papërgjegjësi të skajshme, na bën të dyshojmë se ka keqpërdorime serioze. Sot, në Ditën e Evropës, është e papranueshme që qytetarët mos jenë të informuar se sa është borxhi i Komunës, kujt i kemi borxh, në kohën e kujt dhe për çfarë arsye është krijuar ky borxh? Sot, në Ditën e Evropës, po të kishim shtet të së drejtës, këta funksionarë do të përgjigjeshin për keqpërdorime të detyrës zyrtare dhe do të përballeshin me gjykatat.”
Lëvizja Ecoguerilla vlerëson se qytetarët e Tetovës meritojnë të kenë qytet, me infrastrukturë efikase rrugore, linja të rregullta të transportit publik, parkingje nëntokësore, ambient të pastër jetësor dhe parqe të gjelbëra që ruhen e mirëmbahen.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










