Bota
EasyJet mendon për prodhimin e aeroplanëve elektrikë
Kompania është në partneritet me prodhuesin amerikan Wright Electric për të ndërtuar avionë me bateri për fluturime më pak se dy orë
Pasagjerët e shqetësuar për ndikimin e udhëtimit ajror në mjedis mund të zgjedhin së shpejti një alternativë më të pastër.
EasyJet, kompania ajrore ‘low-cost’ është zotuar të zhvillojë një flotë aeroplanësh elektrike për të mbuluar rrugët e shkurtra deri në vitin 2030, gjë që do të zvogëlojë efektivisht emetimet e karbonit dhe zhurmën nga operacionet e saj.
Kompania është në partneritet me prodhuesin amerikan Wright Electric për të ndërtuar avionë me bateri për fluturime më pak se dy orë.
E themeluar në vitin 2016, Wright Electric tashmë ka një aeroplan elektrik me dy vende dhe ka në plan të nisë fluturimet me një nëntë vendesh vitin e ardhshëm. Ajo tani ka aplikuar për një patentë në një motor për një avion elektrik.
Nëse është e suksesshme, një avion i tillë mund të përdoret në rrugë të njohura, ose “fluturime” elektrike, siç i referohet EasyJet-it, siç është Londra në Amsterdam, transmeton ‘Scan’.
Përparimi teknologjik është “duke lëvizur shpejt”, sipas drejtorit ekzekutiv të kompanisë ajrore, Johan Lundgren, përcjell albinfo.ch.
“Nga avioni dy-vendesh, i cili tashmë është duke fluturuar, në nëntë vende, i cili do të fluturojë vitin e ardhshëm, fluturimi elektrik po bëhet realitet dhe tani mund të parashikojmë një të ardhme që nuk është ekskluzivisht e varur nga karburantet e avionit”, u shpreh Lundgren.
Hapësira e synuar e aeroplanit elektrik është rreth 500 kilometra. Wright Electric parashikon se avionët elektrikë do të jenë deri në 50% më të qetë dhe 10% më lirë se avionët tradicionalë për linjat ajrore aktuale.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














