Koronavirusi: çast pas çasti
“EasyJet” fillon me fluturime
“EasyJet” ka lënë në tokë flotën e saj që nga fundi i marsit
Kompania ajrore britanike “EasyJet”, rifilloi fluturimet këtë të hënë, me një numër më të vogël avionësh, pasi ka mbajtur në tokë të gjithë flotën e saj për shkak të koronavirusit.
Një numër i vogël fluturimesh do të rifillojë në trajektoret ku ne besojmë se ka mjaftueshëm klientë për të mbështetur fluturimet me fitim, thuhej në një deklaratë të kompanisë.
Fillimisht do të operohet në trajektore të brendshme në Britani dhe Francë.
Trajektoret e tjera do të shpallen me kalimin e kohës ndërsa kërkesa e klientëve rritet dhe masat e izolimit në Evropë po zbuten, transmeton TCH, përcjell albinfo.ch.
“EasyJet” ka lënë në tokë flotën e saj që nga fundi i marsit.
Me rifillimin e fluturimeve, klientët e kompanisë dhe ekuipazhi do të mbajë maska ndërsa easyjet thotë se do të vazhdohet me pastrimin dhe dezinfektimin e avionëve. Letra anti bakteriale dhe dezinfektues duarsh do të ofrohen në bord por nuk do të ketë shërbim ushqimi. Edhe rivali irlandez i EasyJet, Ryanair, ka bërë të ditur se do të rikthejë 40 për qind të fluturimeve të tij duke filluar nga korriku.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












