Integrimi
E zhdukura Armonda Amzaj nuk dëshiron të kthehet në shtëpi
“Unë kam ikur për në Cyrih. Jam mirë dhe nuk do të kthehem në shtëpi”, shkruan Armonda. Ajo ka shkruar se gjatë rrugës është së bashku me një djalë
Armonda Amzaj, 16-vjeçare, banuese në kantonin Tesino të Zvicrës, që nga dita e djeshme po kërkohet nga familja e saj. Ajo është lajmëruar nëpërmes një mesazhi telefonik dhe thotë se nuk dëshiron të kthehet te prindërit.
Kosovarja Armonda Amzaj u largua nga shtëpia e saj në orën 7.30 në Canobbio të Tesinos për të shkuar në shkollë. Por 16-vjeçarja që nga ajo kohë nuk është paraqitur më. Celulari i saj për orë të tëra ishte i mbyllur. Prindërit i dërgojnë mesazhe, por nuk marrin asnjë përgjigje. Ata shqetësohen shumë dhe lajmërojnë policinë.
Policia fillon kërkimet dhe më pas vjen një mesazh telefonik te prindërit e saj.
“Unë kam ikur për në Cyrih. Jam mirë dhe nuk do të kthehem në shtëpi”, shkruan ajo, raporton “blick.ch”. Ajo ka shkruar se gjatë rrugës është së bashku me një djalë, transmetonalbinfo.ch.
Por, prindërit nuk i besojnë shumë atij mesazhi dhe vazhdojnë të jenë të merakosur për fatin e vajzës së saj.
“Ne nuk e dimë se kush është ai”, thotë nëna e vajzës për një portal lajmesh të Tesinos. “Armonda nuk kishte të dashur”.
Ndërkohë, familja kërkon që vajza të kthehet në shtëpi. “Ne duam t’i themi asaj që duhet të vijë në shtëpi. Ne të gjithë jemi të shqetësuar dhe shpresojmë që të mos bëjë ndonjë marri. Ne e presim atë me krah hapur”.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











