Lajme
E zhdoganon veturën, s’ka targa për t’ia vendosur
Ka disa ditë që është bllokuar dhënia e targave RKS dhe KS në Kosovë, për shkak të dështimit të tenderit nga Ministra e Punëve të Brendshme
Bashkatdhetarët kosovarë mund t’i zhdoganojnë veturat që i sjellin në Kosovë, por ato nuk mund t’i shfrytëzojnë të afërmit e tyre edhe për një periudhë, pasi që nuk ka targa t’ua vendosin atyre. Ka disa ditë, që është bllokuar dhënia e targave RKS dhe KS, për shkak të dështimit të tenderit nga Ministra e Punëve të Brendshme.
Sipas një njoftimi, ata qytetarë që i përkasin rajonit të Prishtinës, Mitrovicës dhe të Ferizajt nuk mund t’i regjistrojnë veturat e zhdoganuara.
Mungesa e targave sipas “Zërit” ka një javë që është prezent në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve. Në MPB thonë se nuk është zgjedhur ende kompania që do t’i prodhojë targat reja.
Në këtë situatë qytetarët kanë vendosur të pajisen dhe me targa KS, por të cilat në ndërkohë janë harxhuar. Ata që nuk kanë pranuar të marrin targa KS, kanë mbetur tash dhe pa to.
Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se mungesa e targave ka ardhur si rezultat i skadimit të kontratës së kompanisë për furnizim me targa, kurse lënda për përzgjedhjen e kompanisë është në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP). Ky organ ka mbetur i bllokuar për pazare politike, që tregon se targa nuk do të ketë edhe një periudhë të pacaktuar.
Ndryshe, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme janë gjithsej 356.596 qytetarë të pajisur me tabela RKS, ndërsa me tabela KS janë të pajisur rreth 27.610 automjete. Ndërsa sipas doganave, brenda një viti në Kosovë zhdoganohen rreth 20 mijë vetura të vjetra.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











